Dritan Lalaj

33 vjeçari i dha fund jetës në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalaj

15 Nëntor, 18:00| Përditesimi: 15 Nëntor, 18:08

  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Hamburg të Gjermanisë ku 33 -vjeçari, Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, u gjet i pajetë në datën 1 nëntor, 2024.

Ndërkohë sot ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33- vjecarit. Falë kontributit të shqiptarëve të Gjermanisë dhe banorëve të fshatit, u bë kthimi i trupit u pranë babait të tij, i cili apeloi dëshpërimisht në media të  shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.

Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë ndërsa më herët kish tentuar vetëvrasjen me thikë.

Shkak që ka çuar 33 vjeçarin të ndërmarr këtë akt, sipas familjes ka qenë moskorrektësia e pagesës nga ana e pronarit, ku ai punonte.

Sipas burimeve të Report Tv, i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?