Kryeinspektorja ILDKPI-së, Evgjeni Bashari

Politikë

’33 zyrtarë të lartë janë gjobitur’, Kryeinspektorja e ILDKPI-së raporton në komisionin e ligjeve, Manja: Vlerësohet pozitivisht puna, ligji për sinjalizuesit nuk ka funksionuar

28 Maj 2021, 10:36| Përditesimi: 28 Maj 2021, 10:45

  • Share

Evgjeni Bashari, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ishte pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku ka raportuar për raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2020. Bashari tha se ILDKPI ka mbështetur procesin e Reformës në Drejtësi si dhe shtoi ndër të tjera se janë referuar në prokurori dhe janë ndëshkuar më masë administrative 33 zyrtarë te nivelit te lartë.

‘ILDKPI ka mbështetur procesin reformues të sistemit të Drejtësisë. Është konsoliduar bashkëpunimi institucional. ILDKPI ka administruar rreth 3769 deklarata të interesave private, janë ushtruar kontrolle të plota për rreth 762 subjekte deklarues. Në përfundim të proceseve verifikuese janë referuar janë referuar pranë prokurorisë, strukturave të policisë, strukturave të hetimi tatimor të shtetit rreth 72 raste dhe janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. ILDKPI ka bashkëpunuar me partnerët vendas, për zbatimin ligjin e sinjalizimit, konkretisht janë trajnuar 163 anëtare. Jemi të angazhuar të përmbushim sfidat për të ardhmen.’- tha ndër të tjera Bashari.

Kreu i komisionit Ulsi Manja, tha se ato si komision vlerësojnë pozitivisht punën e institucionit të ILDKPI-së, Manja tha se janë përmbushur rekomandimet e vëna në rezolutën e Kuvendit edhe pse kishte dy problematika që lidheshin me ligjin për sinjalizuesit. Manja tha se ky ligj nuk ka funksionuar.

‘E vlersojmë pozitivisht si komision punën e këtij institucioni për vitin 2020 edhe pse është zhvilluar në kushtet e kufizimeve të diktuara për shkak të pandemsë. Janë përmbushur rekomandimet e vëna në rezolutën e Kuvendit edhe pse ka dy problematika që lidhen me zbatimin e ligjit për sinjalizuesit. Tani dua t’i dal në krah inspektores pasi ky është një ligj që nuk ka dhënë rezultatet që ne presim. Është e qartë që lufta kundër korrupusionit mund të funksionojë më mirë pa ligjin për sinjalizuesin, po mos të ishte ligji do të kishim më shumë raste për sinjalizimin. Në përgjithësi e gjithë veprimtaria e institucionit vlerësohet pozitivisht. E përgëzojmë për suportin që ka dhënë për institucionet e reja të drejtësisë dhe organet e vettingut. Ky institucion ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit. Një nga rekomandimet vazhdimi i bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme.’- tha Manja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?