Të riut i heqin zemrën në Spanjë/ Motra në 'Repolitix': Vëllanë e vranë, e kishin lidhur te krevati, më tha 'po më marrin shpirtin'! Ndaj spitalit ka pasur denoncime të shumta! (VIDEO)

3 Shkurt 2021, 21:24| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 23:36

  • Share

TIRANË- Vendosmëria për drejtësi, i ka dhënë forcë motrës, Majlinda Sula që të ndjekë hap pas hapi çështjen e vëllait të saj, Saimirit, edhe pse për të është shumë e vështirë, pasi ai ndërroi jetë në Barcelonë për motive të paditura, e që më pas u zbulua se i mungonte zemra. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Sula ka rrëfyer me detaje të gjithë historinë dhe motivet se përse dyshon te spitali. 

Ajo është e bindur që vëllanë e saj e vranë. 4 ditë që nga vdekja e 31-vjeçari janë të mbuluara me një hije të zezë. Bëhet fjalë nga data 9 maj 2020, kur dhe ai ka ndërruar jetë deri në 13 maj 2020 kur turpi është tërhequr nga agjensia funerale. Pyetjes se ku ka qëndruar trupi gjatë kësaj kohe, në spital apo në morgun e shtetit, motra nuk mund t'i japë një përgjigje.

"Të premten e lashë në spital, pastaj nuk di nëse të premten e çuan në morgun e shtetit apo pritën të hënën, i është bërë një autopsi të hënën, më 12 maj, kam një kopje, ku shkaku thotë në fund është i panjohur dhe të martën kemi shkuar jo për ta marrë ne vetë se nuk lejohet, por për të autorizuar funeralin që të tërheqë trupin dhe ta sjellë në Shqipëri", tregon Sula.

Dyshimet lindën menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e vëllait të saj pasi Sula ishte shëndoshë e mirë, tregon motra, dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme as me zemrën dhe as me mushkërinë. Ai thjesht kishte shkuar në spital "me këmbët e tij", për të bërë një test COVID-i pasi kishte pasur temperaturë të lartë. Për këtë arsye, menjëherë, sapo ka mësuar lajmin për vdekjen, ka njoftuar familjarët e saj në Shqipëri për të bërë një kallëzim në polici për t'i ribërë një autopsi. Atë kohë nuk e dinte se vëllait i mungonte zemra, por dyshonte për neglizhencë të spitalit. Autopsia në Shqipëri është bërë 27 maj, 18 ditë pasi kishte ndërruar jetë, ku u mësua fakti tronditës, ndërsa përgjigjen e autopsisë spanjolle nuk e ka marrë ende

"Pasi vëllai ndërroi jetë, një ditë pas ne telefonuam familjarët në Shqipëri, bëmë një kallëzim se ne dyshimin që mund të kishte ndryshuar jetë për shkak të neglizhencës, denoncimi nga familjarët në Tiranë, kërkuam që të bëhej një autopsi e dytë përpara varrimit. Në Spanjë nuk e dinim nëse i ishte marrë zemra. Në Spanjë bëhen 3 autopsi, një kur ndërron jetë, një paraprake, bëjnë marrjen e mostrave dhe pastaj del ajo që quhet përfundimtare. Tek autopsia që kemi nga autoritetet shqiptare, ajo na thotë që ka pasur insuficencë kardiorespirtore. Kur telefonoj mjekësinë ligjore në Spanjë thonë që arsyeja është COVID, mund të vonojë nga 6-1 vit, jemi në muajin e 8. Ndoshta mund të ketë dalë tani kur është dërguar një letërporosi, do shkoj në Spanjë të premten dhe do paraqitem te mjekësia ligjore.

9 maj 2020 na thanë se vëllai kishte ndërruar jetë për shkaqe të panjohura. Në spitalin e Spanjës vranë vëllain tim, se nuk kishte probleme me zemrën dhe as me mushkërinë, hyri në spital për të bërë test COVID, doli negativ dhe nuk kishte asnjë arsye për të ndjenjur aty, hyri me këmbët e veta. Nëse nuk do kishte temperaturë nuk do të shkonte aspak në spital, kur kaluan 20 orë dhe na thonë ndërroi jetë, por nuk e dimë pse, normal që ne dyshuam, dyshuam te spitali, dyshuam edhe te autopsia, dhe e sollëm trupin në Shqipëri dhe bëmë kallëzimin. Autopsia në Shqipëri është bërë 27 maj, se trupi erdhi pas 18 ditësh, e kanë varrosur familjarët se ishte karantinë dhe ne nuk mund të udhëtonim, unë erdha një muaj më pas. I është bërë autosia që i kanë bërë ekspertët shqiptarë, normalisht nuk është e njëjta, kur s'ke zemrën si mund të ekzaminosh dhe të thuash nga se ka ndërruar jetë. Nuk e dyshoja se e mund ta kenë vrarë për trafik të organeve, doktoresha Petit e shkruan në kartelë, 'i bëra një gjilpër qetësuese dhe në pak sekonda i pushoi zemra', ne menduam që mund të ketë pushuar zemra nga mbidoza e gjilpërës, vëllai im ka përdorur këtu në Shqipëri gjilpërë aloperidol, është një anti psikotik, qetësues, ka shumë më të mirë se ky ilac, por nuk e di pse e përdorën këto", tregon ajo. 

Dyshimet për spitalin janë shtuar edhe më shumë për shkak të denoncimeve të shumta që ka pasur ndaj tij për neglizhencë. Madje ajo tregon edhe telefonatën e fundit me vëllanë, sipas së cilës e kishin lidhur nga krevati dhe 'po ia merrnin shpirtin'.

"Spitali është publik, por ka shumë denoncime nga njerëzit për neglizhencë njerëzore. Përpara se të merrnim vesh mungesën e zemrës mendonim e vranë për neglizhencë, tani që mësuam se i mungon zemra nuk e di se çfarë të mendoj (...) Ishte i tmerrosur, 'po më marrin shpirtin', më tha. E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha 'hajde më merr', tha Sula.

Motra e 31-vjeçarit Saimir Sulës, Majlinda Sula tha se nuk ka kryer kallëzim penal në Spanjë pasi avokati i saj spanjoll është shprehur se nuk kanë autopsinë nga autoritetet vendase atje.

Ora 22:59
Apeli drithërues i motrës: Për rastin e Mihal Kokëdhimës shteti shqiptar e bëri alarmante, të mos hesht për vëllanë tim! Sot unë thjesht marr frymë, s'jetoj (VIDEO)

E lodhur fizikisht dhe mendërisht pas gjithë asaj që i ka ndodhur, Majlinda Sula ka një apel për Ministrinë e Jashtme dhe ambasadën shqiptare në Spanjë që të reagojnë dhe të ndërhyjnë për zbardhjen e plotë të vdekjes së vëllait të saj. Ajo ka bërë një krahasim me rastin e Mihal Kokdhimës që sulmoi turistët spanjoll, ku pas kësaj ngjarjeje i gjithë shteti shqiptar u ngrit në këmbë, edhe pse në këtë rast nuk pati asnjë viktimë. Në vdekjen e vëllai të saj, ajo bën apel që shteti të mos qëndrojë indiferent.

Drithëruese është edhe deklarata e saj, ku thotë se pas vdekjes së Saimr Sulës, ka vdekur e gjithë familja e saj,sot ajo po merr thjesht frymë, por nuk po jeton!

" Kam shumë lodhje fizike dhe mendore. Ndoshta do i bëja thirrje ministrisë së Jashtme, para disa kohësh pas në lajme që disa turistë spanjoll patën një sherr në një restorant dhe askush nuk ndërroi jetë dhe ministria e jashtme ndërhyri deri në një pikë që u bë alarmante, ndërsa në rastin e vëllait tim  ndërroi jetë, në familjen, po vetëm ai vdiq, ne thjesht marrim frymë, jo vetëm jetojmë. Na vranë të gjithë ne, do i bëja thirrje ministrisë së jashtme dhe ambasadës shqiptare në Spanjë që ta shikojnë si rast për të na ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje", u shpreh e motra.

 

Saimir Sula
Ora 22:42
Motra e 31-vjeçarit të cilit iu hoq zemra në Spanjë: Kur u shtrua, u futa në spital dhe shkova deri tek krevati, më datë 9 nuk më lejuan më (VIDEO)

E motra e 31-vjeçarit të cilit iu hoq zemra në Spanjë, Majlinda Sula tha se ditën kur u shtrua i vëllai në spital, ajo arriti ta vizitojë dhe ka shkuar deri tek krevati. Gjithashtu ajo tha se më datë 9, ajo nuk u la më të futej në spital.

Majlinda Sula u shpreh se mjekja në Spanjë ka thënë se i ka injektuar Saimir Sulës një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushoi zemra.

“Gjendja e tij ishte mirë. Kam shkuar deri tek krevati në datë 8 maj. Ishte vetëm në pavion. Të nesërmen ne morëm përgjigjen e COVID negativ. Në kartelë thoshte se u axhitua dhe ne prandaj i bëmë gjilpërën. Mjeka thotë, unë i bëra një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushon zemra. Thonë se shkaku është i panjohur. Thotë se njoftova mjekët e tjerë. Vëllai im përdori aloperidol edhe në spitalet e tjera në Shqipëri. Janë përdorur qetësues të tjerë. Hyri me temperaturë 38 gradë” – tha Majlinda Sula.

Ora 22:29
Vëllait i hoqën zemrën në Spanjë/ Motra: Spitali e kishte lidhur nga krevati, më tha 'po më marrin shpirtin' (VIDEO)

Majlindja Sula, ka rrëfyer bisedën e fundit më vëllanë e saj në spital. Ajo shprehet se vëllai ishte i tmerruar, sipas së cilës e kishin lidhur në krevat.

"Ishte i tmerrosur, 'po më marrin shpirtin', më tha. E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha 'hajde më merr. Nuk ka COVID', nuk kishte më arsye pse të rrinte aty", tha Sula

Ora 22:03
"Pasi merret nga organizmi zemra e ka jetueshmërinë maksimale 30 minuta", mjeku në Repolitix: Ka dyshime se kemi të bëjmë më trafikim organesh (VIDEO)

Mjeku Engjëll Bejtja i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 31 vjeçarit shqiptar Saimir Sula, i hoqën zemrën në një spital në Spanjë.

Mjeku kirurg tha se në rastin më të vogël vdekja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia e mjekëve, pasi rastet e vdekshmërisë nga përdorimi i mbidozës së aliperidolit nuk ndodhin. 

Më tej mjeku shtoi se Aloperidol është një trampolizant që përdoret në kriza, që manifestohen me agresivitet nga ana e pacientit dhe nëse ky ka përdorur më para Aloperdiol, është më pak e mundur që vdekja të ketë ndodhur nga kjo. Mjeku tha se zemra pasi hiqet nga organizmi e ka jetueshmërinë maksimale 30 minuta.

'Përveç faktit që është vdekje, është traumë e madhe bashkëshoqërimi me momente të paqarta të rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo vdekje, të mungesës së informacionit dhe aq më tepër kur është konstatuar mungesa e një organi. Këtu ngrihen shumë dyshime nëse vdekja ka qenë e justifikuar dhe nëse jemi në kushte të kryerjes së një trafiku organesh, pasi teorikisht është e mundur, megjithëse realisht nuk e dimë.

Në Spanjë dhe në raste të tjera kanë ndodhur histori të ngjashme. Ndoshta për faktin se Spanja ka një legjislacion të veçantë në lidhje me dhurimin e organeve. Por ligji është për qytetarët spanjollë, e thashë këtë veçori, pasi kjo ka nxitur trafik ogranesh. Spanja ka një nivel të lartë,  pasi është një nga vendet ku transplantimi i organeve është i suksesshëm. Midis organeve që përdoren për transplantin, zemra është më e kushtueshmja.

Dhe pse ligji e lejon, procedurat kryhet me miratim të familjarëve në radhë të parë të prindërve, edhe sikur motra të shprehej pozitivisht ato nuk kanë të drejtë. Duhen vetëm prindërit nëse ato janë gjallë, është një veprim që kryhet në transparencë të plotë. Këtu lindin dyshime pasi ka pika të dyshimta.

Aloperidoli është një trampolizant që përdoret në kriza, që manifestohen me agresivitet nga ana e pacientit. Nëse ky ka përdorur më para Aloperdiol, është më pak e mundur që vdekja të ketë ndodhur nga kjo.

Kur një pacient është në koma të thellë cerebrale, kur ndërgjegjia ka marrë fund, kur ajo është e dëmtuar, njeriu kthehet në qenie biologjike, ky është momenti kur mund të hiqen organet. Zemrat që të ketë kushtet, duhet hequr kur organizimi është i gjallë. Hiqen kur organizmi është gjallë. Për të kuptuar, zemra e ka jetueshmërinë maksimale në 30 minuta. Nëse nuk hiqet kur organizimi i gjallë deri në 30 minuta janë kushtet optimale. Mbas kësaj bie jetueshmëria e organit. Kur hiqet mbahet në kushte të përshtatshme.

Aloperidoli aty qendron gjithë kohës edhe pas vdekjes, nuk mund te eliminohet për derisa kohë mungon qarkullimi. Aloperdioli eliminohet me rrugë renale.  Më e pakta është vdekje nga pakujdesia, të gjithë mjekët e dinë limitin e dozës që duhet përdorur aloperidolit. Në dijeninë time nuk di të ketë vdekur njeri nga Aloperidoli. Mungesa e transparencës shoqëruar me mungesën e organit e bën gjithë këtë ngjarje të dyshimte, duke rritur mundësinë për të trafikuar organet.'- tha mjeku.

Ora 22:01
‘Më rrethuan badigardë dhe mjekë’, motra e 31-vjeçarit që i hoqën zemrën në Spanjë: Si e mora vesh lajmin për vdekjen e vëllait (VIDEO)

Motra 31-vjeçarit Saimir Sula të cilit i hoqën zemrën në Spanjë, Majlinda Sula gjatë emisionit Repolitix tregoi se si mori vesh lajmin për ndarjen nga jeta e vëllait të saj.

Ajo thotë se në momentin që shkoi në spital, pasi u thërrit nga mjekja e turnit, ajo u rrethua nga mjekë dhe badigardë të cilët i komunikuan informacionin.

“Është mjeke e përgithshme. Vëllai u shtrua në spital në datë 8 në darkë. Kjo zonja (mjekja spanjolle Irene Petit) hyri të nesërmen në orën 2 dhe mori turnin. Në 5 e gjysmë vëllai ndërroi jetë. Pasi ndërroi jetë, më telefonoi duke më thënë se a mund të vini në spital. Kur shkova në spital, nuk po flisnim. Nuk po flisnim dhe fillova të bërtisja. Më pas tundën kokën dhe më thanë se ka ndodhur diçka" - tha e motra.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pavllo: 03/02/2021 23:58

    te gjithe hajdute

    Përgjigju
  • ymeri: 03/02/2021 22:51

    IRENE PETIT nuk eshte spanjolle por franceze,,dihet sa na duan neve francezet...

    Përgjigju
  • vjosa: 03/02/2021 22:50

    DILNI MOR POPULL LESHI DHE DIGJNI AMBASADEN E SPANJES NE TIRANE,,KJO ESHTE ME E PAKTA QE MUND TE BENI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?