33-vjetori i PS-së, Gramoz Ruçi për Report Tv: Kënaqësi e madhe! Para 33 vitesh gratë barazoheshin me gishtat e dorës, sot janë 50% e qeverisë

12 Qershor, 20:26| Përditesimi: 13 Qershor, 09:53

  • Share

Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi u prononcua për Report Tv në kuadër të festimeve për 33-vjetorin e themelimit të PS-së në selinë rozë.

Ai u shpreh se ka mjaft arritje ndër të cilat janë përfaqësimi i të rinjve nga PS, si dhe i vajzave dhe grave.

'33-vjetor 33% më e rritur se 3 vjet më parë jo 33 vite më parë. Kënaqësi e madhe. E dyta sa i përket strukturës moshore, ata që s’kishin lindur para 33-vjetëve sot janë ose në strukturat drejtuese të PS. E shikoj nëse para 33 vjetëve zonjat në PS ishin barazuar me gishtat e një dore, sot 50% e strukturave drejtohen nga shoqet, 50% e këshilltarëve të PS janë zonja. Sot 50% e qeverisë janë zonja, mbi 30% e grupit parlamentar janë zonja. S’ka sesi ta shikosh ndryshe nëse do duhet të jemi realist, as euforik dhe as pesimist', shprehet Ruçi.


Lajmi kryesor:

‘Rroftë PS’, festë në selinë rozë për 33-vjetorin e themelimit! Klosi: Më të fortë se kurrë! Rama krah figurave të vjetra të partisë (VIDEO)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?