3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, burime nga grupi hetimor: SHISH i tregoi Bashës për operacionin

25 Qershor 2018, 16:27| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 18:42

  • Share

Një burim pranë grupit hetimor tha për Report Tv se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë euro në automjetet e mbërritura nga Gjermania në Portin e Durrësit, është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Pas këtij informacioni të marrë nga agjenti, Basha foli në parlament dhe akuzoi Taulant Ballën se kishte porositur ai automjetin bashkë me sasinë e parave nga Gjermania. 

SHISH i tregoi Lulzim Bashës për operacionin. Ka qenë një agjent i SHISH i cili i ka kaluar informacionin kryetarit të PD, Lulzim Basha”, ka thënë i njëjti burim për Report Tv. 

Pas marrjes deklaratës së Bashës në Kuvend, dy porositësit e automjeteve, Alfred dhe Elvis Vladi u larguan. Basha dhe punonjësi i SHISH mund të vihen nën hetim për dekonspirimin e operacionit. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 25/06/2018 20:28

    Ky zoteria qe nxjerr informacion sekret e di qe kjo gje denohet me ligj???O Prokuroria ku jeni????

    Përgjigju
  • Qinami: 25/06/2018 19:58

    Po kushedi sa informacione ka cuar ne polici ky shikasi dhe nuk ia ka pjer..ur kush, ndaj ia ka cuar Bashes dhe ja rezultati. Bravo Basha,nxirru bojen pjell.es se komunizmit!

    Përgjigju
    • lexuesi: 25/06/2018 22:44

      O emri i bukur, pasi Basha bëri atë që bëri, asnjë gjë nuk do merret vesh dhe do vazhdojë si më parë...

  • Tini: 25/06/2018 17:10

    Shish ka qene nje organet lighzbatuese ,qe furnizonte katunarin digjital me informacione sekrete ne kohen e Visho Ajazit dhe perseri vazhdon kjo menyre veprimi . Kryeprokurorja te nis hetimet dhe punonjesi u shikut qe dekonspiroj iperacionin e Policise te shkoje per ndjekje penale

    Përgjigju
    • lenci: 25/06/2018 20:30

      pse kjo ka rendesi qe doli informacioni apo qe ne makina kishte euro

    • Dritani: 25/06/2018 19:24

      Ne rast se ka informuar punonjesi i SHISH duhet verifikohet sa me pare personi qe ka kryer kete veprim sepse kjo eshte turp e faqja e zeze. Eshte turp te kesh persona te tille ne struktura te sigurise.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?