Administratori i shoqërisë së transportit, Edi Lika

3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, ja kush është Edi Lika, familjarët: Policia e mori në shtëpi

25 Qershor 2018, 16:05| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 16:12

  • Share

Edi Lika, personi që shihni në foto, është administratori i shoqërisë që po transportonte nga Gjermania për në Portin e Durrësit të disa automjeteve, mes tyre edhe një “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 milionë euro të fshehura. Ai është shoqëruar nga policia menjëherë pas zbulimit të shumës së parave, ndërsa familjarët thotë se uniformat blu e morën nga banesa e tij.

Po sipas dëshmisë së tyre, 41-vjeçari Edi Lika nuk udhëtonte vetë drejt Gjermanisë, ndërsa ata nuk kanë asnjë dijeni për shumën e parave të gjetura në automjetin “Toyota Yaris”. 

Edi ka qenë në shtëpi kur e ka shoqëruar policia. Nuk dimë gjë, djali ka qenë aty kur erdhën makinat pasi kur nuk shkonte Edi, shkonte Çuni. Ne nuk denim gjë, vetëm kur ka ardhur policia dhe ka shoqëruar. 

Dëshmia e familjarëve për Report Tv


(Edi Lika dhe trajleri me të cilin transportonte automjetet nga Gjermania)

Pas sekuestrimit 3.4 milionë eurove në dy makina në Portin e Durrësit, policia ka arrestuar tre persona, administratorin e kompanisë së transportit të automjeteve dhe dy shoferët, njëri prej tyre djali i administratorit. 

Report Tv zbardh detaje të reja nga operacioni, nga momenti kur u arrestua Edi Lika, që është administratori i kompanisë. Në një prononcim për Report Tv, familjarët e Likës thonë se Edi ka qenë në shtëpi në momentin që është arrestuar. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?