18-vjeçari i arrestuar, Klevi Lika

Kronikë
Top 24

3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Krimet shtyjnë seancën për Klevi Likën, kërkoi lirinë për të shkuar në shkollë

18 Shtator 2018, 10:53| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 11:02

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Klevi Likën, 18-vjeç, i arrestuar për 3.4 mln eurot e gjetura në "Toyota Auris" në Portin e Durrësit. 18-vjeçari kërkon lirinë për të vazhduar shkollën. 

Krimet e Rënda nuk arritën të merrnin një vendim këtë të martë për shkak se në seancën munguan prokurorët e çështjes. Seanca rifillon nesër në ora 09:00. Prokuroria kundërshton lirimin me argumentin se po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për hetimin e origjinës së parave prej 3.4 milionë euro të cilat u gjetën në një "Toyota Auris" i mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika dhe Gjermania. 

Klevi Lika është djali mi pronarit të shoqërisë së transportit, Edi Lika, i cili solli nga Gjermania automjetet "Toyota" në një Bizark, në njërën prej të cilave u sekuestruan edhe 3.4 mln eurot origjina e të cilave vijon të mbetet mister. 

Komento

Komente

  • bledi 1: 18/09/2018 14:34

    ne shkolle?! ca thua ore ketu ku jam une edhe 12 vjec e rrasin mrena edhe i japin shkolle mrena. kujt do me ja fut ti pic i vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?