TIRANE-Gjykata ka liruar nga qelia duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për grupin e "Toyota Yaris". Vendimi është marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku ditën e sotme. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri tashmë nga qelia do të hetohen në masën detyrim paraqitje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Por si është historia e tyre?
Në 21 qershor të vitit 2018 Lulzim Basha përmes një deklarate në Kuvend (lexo këtu) dekonspiroi aksionin e policisë, gjë për të cilën nisën hetimet dhe u mor në pyetje nga prokuroria (Pasi foli Basha në Kuvend, shoferi mori urdhër: Ikni nga Bari). Pak ditë më pas policia sekuestroi 3.4 milionë euro në portin e Durrësit. E ndërsa katër persona u arrestuan, kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris u arratisën dhe janë ende në kërkim nga drejtësia.
Krimet e Rënda në nëntor të vitit të kaluar vendosën ndryshimin e masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, babë e bir dhe dy personat e tjerë. Por në 3 dhjetor, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin duke i rikthyer sërish në burg. Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie u rikthyen sërish në qeli. Por pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja e parë që kaloi te gjykata e rretheve, përkatësisht Tiranës, ishte "Toyota Yaris".
Nga hetimet e kryera Krimet e Rënda hoqën akuzën e grupit të strukturuar kriminal e për pasojë kjo dosje nuk mund të ishte kompetencë e SPAK. Ndërkohë që sot gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve duke ndryshuar sërish masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për katër të akuzuarit, ndërsa dy kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi janë ende në kërkim.
Po leket nuk do t'ja jepni?!
Përgjigju