12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991. Në këtë ditë të veçantë socialistët i kanë uruar njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Namik Dokle ka ndarë një foto të veçantë teksa është duke u takuar me deputetin socialist Erion Braçe.
Ai shkruan se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Braçes.
“Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle.
Komente

Namiku ose shkurt Patatja e Kuksit
Përgjigju