34-vjeçari shqiptar Aris Papa i ekzekutuar në Athinë i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve, e grabitjeve.
Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur kur edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë gjë. Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia e DIAS në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike – i veshur me një jelek antiplumb, me një pistoletë Baikal plot me plumba!
Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë. Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur. Ndërkohë ndaj shqiptari edhe në vitin 2008 ishte bërë një atentat për ta vrarë në zonën e Acharnon.
Lajmi kryesor: