Foto ilustruese

34 vjeçarja shqiptare në Greqi, denoncon dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj! 44 vjeçari bie në prangat e policisë, i gjendet një pistoletë

14 Mars 2023, 14:49| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:51

  • Share

Një 34 vjeçare me banim në Greqi, ka denoncuar në policinë e ishullit ‘Kos’, dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti shqiptar. Sipas denoncimit të bërë i cili është dorëzuar të shtunën e kaluar, shqiptari 44 vjeçar është afruar me makinë drejt ish gruas së tij teksa kjo e fundit po ecte me miqtë e saj dhe më pas i ka nxjerrë armën duke e kërcënuar.

Në të njëjtën pasdite, 44 vjeçari shqiptar, u arrestua dhe dorëzoi edhe pistoletën e tij së bashku me një kuti ku mbante fishekët.

Shqiptari ka mohuar akuzat e ngritura dhe ka bërë një denoncim për kallëzim të rremë ndaj ish-bashkëshortes. Ndaj tij është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shantazh përmes videove pornografike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?