Urgjenca infektive

341 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, 331 të shëruar e asnjë humbje jete!

21 Gusht 2022, 17:29| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 17:39

  • Share

341 qytetarë janë konfirmuar pozitivë në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Rastet e reja me virusin kanë dalë nga 904 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 331 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 317.564 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 3.791 qytetarë aktivë me COVID-19, prej të cilëve, 24 janë të shtruar në spital.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-10, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër virusit. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (21 Gusht 2022)

Raste të reja ditore        341

Të shëruar në 24 orë         331

Të shtruar në spitale           24

Humbje jete në 24 orë          0

Testime ditore          904

Testime totale           1,951,230

Raste pozitive             324,931

Raste të shëruara          317,564                                                                                                        

Raste Aktive         3,791

Humbje jete         3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          1,589

Fier            465

Durrës         347

Vlorë         275

Korçë         235

Shkodër         195

Elbasan         189

Gjirokastër        169

Berat         135

Lezhë        116

Dibër          58

Kukës        18

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?