Foto ilustruese

Ulen testet, bien rastet e reja në 24 orë! Sot 344 qytetarë pozitiv me COVID dhe 8 viktima! Ndërron jetë mësuesja nga Mirdita

22 Mars 2021, 18:02| Përditesimi: 22 Mars 2021, 19:09

  • Share

TIRANË- Kjo e hënë ka shënuar një rritje të lehtë të viktimave me COVID-19 krahasuar me një ditë më parë. Gjatë 25 orëve të fundit, 8 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, 4 më shumë se dje, e ndërsa ka pasur edhe një numër shumë të ulët të rasteve ditore, kjo edhe për shkak se janë bërë më pak testime krahasuar me javët paraardhëse. Më konkretisht, referuar buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, si rezultat i 1993 testimeve janë konfirmuar pozitiv 344 qytetarë. Tirana mban vendin e parë të rasteve të reja, për t’u ndjekur nga Shkodra, Berati e Vlora.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht, numri i të shëruarve është më i madh se rastet e reja.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket situatës së në spitale, bëhet e ditur se po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


Statistika (22 Mars 2021) 
Raste të reja ditore        344
Të shëruar në 24 orë     699
Të shtruar në spitale      399
Humbje jete në 24 orë   8
Testime ditore               1993 

Testime totale           534,789
Raste pozitive           121,544
Raste të shëruara     85,846
Raste Aktive              33,553
Humbje jete               2145 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë    22823
Fier       2642
Durrës    1476
Vlorë      1364
Shkodër      1276
Gjirokastër 1228
Korçë      794
Lezhë      637
Elbasan   463
Kukës     341
Dibër     337
Berat       172

Shpërndarja gjeografike e viktimave nga COVID
8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.

Ora 11:20
COVID-19 i merr jetën mësueses nga Mirdita në moshën 41-vjeçare

1616408598_ManjolaNikolli.jpg

Një mësuese nga Mirdita ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Mësuesja Manjola Nikolli (Pepkolaj), 41 vjeçe, nuk ka mundur të fitojë dot betejën me këtë virus.

Ajo ka ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa ishte nënë e një vajze. Nikolli ka punuar si mësuese gjuhe-letërsie në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Rrëshen.

Situata me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit shënoi një bilanc më të ulët prej një muaji, ku shifrat e infektimeve dhe viktimave ishin tepër të larta. Në 24 orë e fundit janë shënuar 659 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e COVID-19.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/03/2021 23:52

    Si u be ai djali qe tentoi vetevrasjen duke u hedhur nga dritaret e spitalit,a keni ndonje informacion te ri ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?