“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin, i cili ndërroi jetë teksa qëndronte në ujërat termalë.
Gjithashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin.
“Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan, 34-vjeçarit i pushon zemra në llixha! Shoku që e gjeti pa ndjenja: Hymë pa leje, konsumuam 3-4 birra! Më zuri paniku kur nuk po përgjigjej
//ReportTv.al