Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në rrjetin social “X” pas urimit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.
Presidenti Begaj rikonfirmonte mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin europian të Ukrainës, si dhe qëndrimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
“E falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në arenën ndërkombëtare dhe në nivelin dypalësh. Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë,” shkruan Zelensky.
Komente
