Sociale

35 familje të ngujuara në Lezhë, pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka tregon për Report Tv historitë e errëta të gjakmarrjes

20 Nëntor 2021, 20:51| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 21:57

  • Share

LEZHË- Edhe pse duhet të ishte një monument i traditës, disa dogma të Kanunit kanë mbetur ende gjallë, duke shkaktuar plagë sociale. Kështu thotë Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh. Duke folur specifikisht për Lezhën, ai tha se zakonisht historitë e gjakmarrjes janë të importuara nga zonat verilindore.

"Lezha është e preferuar për banim dhe ka vërshim të zonës verilindore drejt qytetit të Lezhës. Kanë ndodh vrasje ne na e shton këtë problem këta që vijnë që vijnë fill sa ndodh gjëma atje ku ndodh nga Dibra, Malësia e Madhe e shohin Lezhën si strehe, ajo që është t’u çudit kemi 3 raste vijnë të dyja palët i ngujuari dhe familja e vrasësit dy palët këtu, është problem ngujimit rrinë fshehur përpiqemi të ndërmjetësojmë me besë dhe cak", tregon ai.

Aktualisht janë 35 familje të ngujuara në qarkun e Lezhës, për shkak të frikës nga gjakmarrja. Gjoka përmend 4 raste specifike, ku personat që kanë kryer krimin, pas vuajtjes së dënimit qëndrojnë të ngujuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Kemi 4 familje në Shkëmb të Kuq, Grykë Zezë, një Lezhë në qytet në lagjen ish-SMT këto 4 raste kemi 4 doracët, familje të ngujuara dhe vetë doraci, i kemi të 4 brenda sot, ç'të them pa besë pa nor". Në gjithë qarkun janë 35 familje të ngujuara këto të 4 që përmendura janë të ngujuara egër kemi një kontingjent që marrin besë me cak për 6 apo 3 muaj, kemi filluar me hap pak dritë jeshile, por këto 4 që përmenda janë të ngujuar në mënyrën më klasike. Ka dy vite që kemi nxjerr fëmijët nga ngujimi, nuk ka fëmijë të ngujuar në Lezhë", tregon ai.

Pjesa më e madhe e familjeve mbeten në izolim dhe varfëri, ndërsa i përket shkaqeve janë kryesisht konfliktet e pronësisë ato që kanë çuar në vrasje.

"Si shkaqe të këtyre krimeve janë varfëria dhe gjendja ekonomike e dobët. Ndërsa një tjetër shkak po kaq kryesor janë rreth 60 për qind të gjitha krimeve ndodhin në qarkun e Lezhës ndodhin për pronën, sepse çështja e pronës është kaos i vërtete", shprehet Gjoka për Report Tv.  

Pjetër Gjoka shprehet se në 30 vite punë ka arritur të pajtojë dhe të nxjerrë nga konflikti 16 familje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 21/11/2021 14:09

    Perse nuk ngujoheshin ne kohen e Enverit keta shpellare....

    Përgjigju
    • Agjenti: 21/11/2021 15:20

      Ti kthente kembet nga dielli me fis xhaxhi sbente njeri terrc.

  • Scutari: 20/11/2021 23:35

    Nuk jane 35 familje te ngujuara ne Qarkun Lezhe!! Ne hasmeri mund te jete nje numer i tille por te ngujuar as qe behet fjale! I ngaterroke do pune o Pjeter!

    Përgjigju
  • Flori: 20/11/2021 21:58

    Respekte per ndermjetesimin qe beni..duhet te kete hapesire me shume per ju neper media ne menyre qe ky fenomen i ngujimit te marre fund sidomos persa i perket femijeve..zoti u dhente durim ne misionin qe po coni perpara per te pajtuar sa me shume familje

    Përgjigju
  • Aaa: 20/11/2021 21:46

    Doraci?! Dorasi,shprehja e drejtë! Verilindore. Mirditorë,shkurt e shqip!

    Përgjigju
    • Prenga: 20/11/2021 23:35

      @ Aaa MOs I jep gojes Sikur I jep b••••• Ku po e nigjon Mirditen

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?