Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Kronikë

35 mijë € dhuratë/ Prokurori Dritan Gina thirret nga Vetingu, paraqet raport mjekësor, gruaja Rovena Gashi u shkarkua pasi s’mbuloi 930 mijë USD pasuri. DSIK: Janë të korruptuar

15 Korrik 2021, 17:01| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 15:52

  • Share

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, është ftuar për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit. Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019. Komisioni i Vetingut njoftoi fillimisht se kishte caktuar ditën e nesërme, datë 16 korrik, për zhvillimin e seancës dëgjimore për Dritan Ginën, por seanca është shtyrë për në datën 26 korrik 2021, pasi Gina ka paraqitur një raport mjekësor. Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi është shkarkuar me vendim të formës si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila për këtë shkak dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Kështu të dyja motrat përfunduan jashtë sistemit të drejtësisë.

Ndërkaq, duke qenë bashkëshortë, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë deklaruar të njëjtën pasuri. Sipas Komisionit të Vetingut, Rovena Gashi dhe babai i saj nuk justifikojnë një pasuri me vlerë 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD me të ardhura të ligjshme të deklaruara. Mbetet për t’u parë nëse kjo pasuri e pajustifikuar do të rëndojë apo jo edhe pozitat e bashkëshortit. Dritan Gina. Përpos të tjerave, në vitin 2011, Dritan Gina deklaron se i kanë dhuruar 35 mijë euro cash. Këto para i ka llogaritur për të mbuluar blerjen e një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 105 m2 dhe më vlerë 80 mijë euro.

Ndërkaq, Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. “...për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit.. Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit apo pastërtisë së figurës së një funksionari publik, në rastin tonë, për subjektin e rivlerësimit Rovena Nuredin Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina në cilësinë ‘person i lidhur’, të dhënat që disponohen dhe çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për vete si funksionar publik apo persona të tjerë të lidhur me të, duke dëmtuar interesin e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, cenojnë figurën e tij, integritetin, shkallën e besueshmërisë dhe e bëjnë subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi një individ të mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, sipas përcaktimit të germës ‘c’, të nenit 37 të ligjit 84/2016”, thuhet në raportin e DSIK.

Në vitin 2018, Rovena Gashi dhe Dritan Gina u përplasën me ish-kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun. Me rënien e Adriatik Llallës, Dritan Gina u shkarkua si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kaluar prokurore e thjeshtë. Më pas, Gashi-Gina u pezulluan nga detyra pas akuzës për “refuzim për deklarim”, “fshehjes së pasurisë” dhe “deklarimit të rremë të pasurinë” nga Prokuroria e Durrësit. Por, kohë më parë, Gjykata e Apelit Administrativ iu ka dhënë të drejtë çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina në gjyqin me kryeprokuroren e përkohshme. Apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit. Megjithatë, Rovena Gashi nuk u kthye në detyrë, pasi u shkarkua nga Vetingu.

Dritan Gina, dhurata e deklaruar në 2011

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2021 00:31

    /NIKU/,krimineli i rrugeve ka grup gangsteresh me vete,nuk ka shoqate gjyqtaresh e prokuroresh,sic kishin keta, qe t'a hedhin ne gjyq qenesine e Vetingut dhe vlefshmerine e rregullave te tij,nuk ka as deputete qe t'a bllokojne sic kishin keta dhe qe ne fund i detyruan amerikanet t'a votonit te gjithin si ne kohen e Xhaxhit.E megjithate ua bene nja dy ndere te fundit:pasuria nuk u merret dhe mund te riciklohen prape pas 15 vitesh.Keta jane kriminele me kollare,kurse ai i rruges eshte kriminel me tuta.

    Përgjigju
  • BESI: 15/07/2021 20:21

    Akoma nuk eshte arrestu Tan Gina me fisin e gruas Rovit me Emen dhe Oliverin e durrsit. Shofi spaku pasurite e ketyre ne emra te tjere pa Rovi me tikun do plaket kurse ky palloshi Tan Gina njihet ca debili eshte

    Përgjigju
  • Niku: 15/07/2021 19:33

    Lind pytja, pse nji personi qe ska bo asi krim ne Shqiperi por eshte i denuar neper Europe i sekuestrohet edhe lidhset e atleteve, kurse ktyre plenave qe kane bo rolin e shushunjes thjesht i jepet shkarkim nga detyra??

    Përgjigju
  • Besa: 15/07/2021 18:44

    Po me 930 mije dollare ne xhep cu beri vetingu. Me raport negativ te figures duhen sekeustruar pronat urgjent ketyre fytyrave qe nxine vendin

    Përgjigju
  • Shpetimi: 15/07/2021 16:44

    Shyqyr doli dhe te iki, nuk i ecen manovrat per te shtyre vetingun. Ky eshte krygjobaxhiu i prekurise tiranes. Eshte pronar nje hotel ne dhermi, aty cendron ne fundjave. Bashke me Mon Kukeleshin e tij, Oltjan Boshtiku ce eshte hajdut. I baj thirrje Prekurorit Tpergjithshem Olsian Cela, Prekurorit Artur Metani, Prekurorit te Spak Arben Kraja qe ti arrestoj te dy. Kane xhobitur gjithe Saukin per tendat dhe avllite e shpijave, ne bashkepunim me policine e komisarjatit 1

    Përgjigju
  • SPAKU: 15/07/2021 15:53

    UAU Dritan Gina burri i Rovena Gashit-LLalles, ortak” i Adriatik Llallës ne biznese dhe krevat. Po ky burre duhet te dale nga dritarja , haroi ky çështjen në ngarkim të tij me ish drejtorit e Portit të Durrësit Eduart Ndreu.qe ja mbylli burri I gruas Adriatiku . Po ky ca raporti paraqiti so? qe ishe me HEMOROIDE si shoku I Adriatikut dhe Rovit, Agron Gjana. Si nuk ka turp ky , kur gruaja vazhdon avazin me Adriatikun. Shkarkoheni kete plere te ri ne shtepite qe ja ka bere gruaja me djersen asaj shoqes poshte. Nuk guxon me shkruajt Rovena se del kjo putana ne google dhe ky miu haleve te prokurorise qe ngrefet me ore 10 mije euro me paret e djereses se gruas Tikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?