Kronikë

35 vite burg për ish gardistin Alket Arapaj, vrau me 3 plumba nga xhelozia bashkëshorten e tij

16 Prill 2021, 10:36| Përditesimi: 16 Prill 2021, 13:14

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rënë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku arapak ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren. Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çift duke qarë.

Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?