3500 vite i vjetër, 'hapet' në mënyrë dixhitale sarkofagu me mumjen e faraonit egjiptian Amenhotep I! Ja 'sekretet' që fshihte brenda

28 Dhjetor 2021, 10:51| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 10:53

  • Share

3500 vite i vjetër, sarkofagu me mumjen e faraonit Amenhotep I, e zbuluar në 1881, por që nuk u hap kurrë nga arkeologët për shkak të brishtësisë së saj, është 'hapur' në mënyrë dixhitale nga disa shkencëtarë egjiptianë duke zbuluar detaje të pabotuara mbi jetën dhe vdekjen e mbretit. Në kohën e vdekjes së tij, Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç, ndërsa brenda sarkofagut u gjetën rreth 30 hajmali dhe një rrip ari.

E zbukuruar me kurora lulesh dhe një maskë prej druri për fytyrën , mumja ishte aq e brishtë sa arkeologët nuk kishin guxuar kurrë të ekspozonin mbetjet e saj, duke e bërë atë të vetmen mumje mbretërore egjiptiane të gjetur në shekullin e 19-të dhe të pa hapur ende nga studiuesit.

Po ashtu u zbulua se Amenhotep I ishte 169 centimetra i gjatë kur vdiq dhe se kishte një mjekër të ngushtë, hundë të vogël, flokë kaçurrelë dhe dhëmbë të sipërm pak të dalë. Kafka e faraonit u gjet në gjendje të shkëlqyer. Nga hetimet nuk u zbuluan shenja që mund të zbulonin shkakun e vdekjes.

Amenhotep I sundoi Egjiptin për rreth 21 vjet, midis 1525 dhe 1504 pes Ai ishte mbreti i dytë i dinastisë së 18-të dhe ishte protagonist i një periudhe mbretërimi kryesisht paqësore, gjatë së cilës ai ndërtoi shumë tempuj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?