Të paktën 25 vite i duhen një çifti të ri ose një familje me të ardhura mesatare për tu bërë pronarë të një shtëpie, në kushtet kur sot është e pamundur të blesh pa marrë kredi.
“Një familje të re sipas bankave ju duhen afro 25 vite, për të shlyer një kredi të marrë për shtëpi”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Orgest Beti.
Dyndja e shqiptarëve në dyert e bankave për kredi për shtëpi, konfirmohet edhe nga shifrat e bankës qendrore. Vetëm në 5 muajit e parë të vitit, bankat kanë dhënë 22.8 miliardë lekë kredi për blerje banese me rritje 3.2 miliardë lekë krahasuar me vjet.
Sipas të dhënave të CENS-it, çiftet e reja kanë më shumë vështirësi për të pasur një banesë, pasi janë mbi 35 mijë persona ose 17.561 mijë me dy anëtar që jetojnë më qira.
“Ulja e lindshmërisë lidhet direkt me mos-pasjen e stabilitetit financiar, dhe pasja e një shtëpie në Shqipëri në njërën anë konsiderohet domosdoshmëri dhe nga ana tjetër është baza për të nisur një jetë të re”, pohon eksperti.
Nga kjo situatë sipas ekspertit mund të dilet, vetëm me një plan kombëtar me kredi të buta, për ata në nevojë dhe çiftet e reja.
“Unë jam edhe për ndërtime banesash nga vetë shteti, me çmim shumë herë më të lirë për shtresat në nevojë”, shprehet Beti.
Shifrat e CENS tregojnë edhe një situatë paradoksale. Teksa një në pesë familje në vend nuk ka shtëpi në pronësi (132,563 familje), por jeton me qira ose me marrëveshje tjetër banimi, janë më shumë se 356 mijë banesa janë bosh.
“Këtu një rol të rëndësishëm luan ikja, dhe braktisja masive e shqiptarëve, ndërtimet e reja, por po ashtu kemi edhe faktin që emigrantët shumica e kanë një shtëpi këtu. Shqipëria është një ekonomi informale dhe gjithçka është e pritshme në këtë realitet. Po them një shifër vetëm në 2022, janë dhënë për ndërtim 1.8 milionë metër katror për ndërtim që do reflektohet në vitet pasuese sepse janë apartamente që do hidhen në treg”, thotë Beti.
Por a po ndikon pastrimi i parave në këtë situatë, ku ndërtimet nuk kanë të ndalur, çmimet rriten ndërkohë që një e treta e banesave në vend është bosh?
“Nëse themi që nuk ekziston si fenomen nuk do të ishim të sinqertë me qytetarët. Ka një element që ndikojnë në këtë industri, por nuk mund të kriminalizojmë të gjithë industrinë e ndërtimit, për shkak të disa njerëzve që bëjnë këtë gjë (pastrimin e parave)”, tha ai.
Në një treg të rregullt, çmimet e pronave duhet të uleshin, në kushtet kur ka më shumë shtëpi bosh sesa familje pa banesë. (356 204 shtëpi të pabanuara dhe 132,563 familje pa shtëpi në pronësi)
“Mendoj që çmimet në Shqipëri nuk do të kenë trend ulës, por të arrijmë një stabilitet. Ulje nuk shikoj”, thotë eksperti.
Numri i familjeve pa shtëpi është rritur ndjeshëm në raport me CENS-in e 2011-ës, kur ishin 70,630 familje, pasi në CENS-in e fundit ishin mbi 135 mijë familje pa banesë në pronësi.
Në krahasim me vitin 2011, Shqipëria ka 10% më shumë banesa bosh, ndërkohë që i janë shtuar edhe 70 mijë shtëpi të reja. Në total në vend janë 1.082.529 banesa të zakonshme, nga të cilat 47% ishin shtëpi individuale, 39.9% ishin pallate dhe pjesa tjetër ishin janë banesa pjesërisht të veçuara dhe shtëpi në rend tarracor.
Kanë zbritur nga malet dhe spaskan shtëpi,të kthehen nga erdhën....Tirana po ndërtohet dhe mir bëjnë .
PërgjigjuKy nunrini apartmentecve bosh kanlidhje dhe me lejet pa kritet per ndertim qe jep Erion Veliaj. Ai e ka inf se sa apartmente ka pa shitur. Ai biles thote qe ka rritur dhe cmimin e prones. Por cmimi nuk 3shte rrit vetem ne sgitje por dhe ne blerje. R shqiptraet qe kan gjithmone e me pak te ardhuta domosdo ose do ikin ose do vijone me qera ..
PërgjigjuShtepite boshe qe nuk jane dhene me qira duhet taksuar shume rende. Gjithashtu shtepite e dyta e tretat e keshtu me rradhe, duhen taksuar ne menyre progresive. Ne kete menyre çmimi ulet i shtepijave, njerezit kane mundesi te blejne dhe shteti merr taksat rregullisht.
PërgjigjuEhaaa nuk ka njerez Shqiperia , shumica i kane blere emigrant qe nuk po kthehen nuk eshte qudi edhe ato duan ti shesin por nuk po i blen askush ! Iku rinia , vetem nese i blejne afrikant qe vijne tani ne shtator ose shqiptar te kosoves ! Shume shqiptar kosove po blejne banesa ne Tirone , ata po e mbajne tregun
Nuk është nevoja sepse në fund do të zhvleresohen vetë. Nuk ka blerës, të gjithë po ikin.
25 vjet duhet dhe jashte!
Përgjigjupo pra po mos krahaso jashte me llumin qe eshte shqiperia. ktu 60% te pages te ikin per te ngrene, duke mar per baze pagen mesatare. dhe 25 vjet i duhen CIFTEVE ME PAGA MBI 1.5K EURO. pasi ata me 500euro rroge, ishalla marin nje shpi me qera ne bathore se ne tirane te hajn mutin