Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 35-vjeçari ditën e djeshme në Dibër. Gjunkshi thotë se personi në fjalë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për lidhje me lëndët narkotike, është djali i një polici në detyrë në Maqellarë.
Sipas Gjunkshit për shkak të kësaj lidhje, Besmir Vranezi, endej i lirë në Dibër pavarësisht se kishte disa muaj që qëndronte në këtë qytet. Ish-deputeti shkon më tej duke deklaruar se mbrojtja vjen nga kupola e Partisë Socialiste.
"I kërkuar në Itali për trafik droge, denoncimi i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi: I arrestuari djali i policit në detyrë! Endej i lirë prej muajsh në Dibër i pa shqetësuar nga policia lokale
Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.
35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.
Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për "trafikim të lëndëve narkotike" dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale".
Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;
Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?
MBROJTJA VJEN NGA KUPOLA DREJTUESE E PARTISË SOCIALISTE NË PUSHTET.
Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën,"-shkruan Gjunkshi në 'facebook'.
O Xhemal, ai eshte ne burg dhe gati per ekstradim ti thua kishte mbrojtje. Se ndejti 1 vit me teper ne liri nuk do te thote se do i shkurtohet nga denimi ne Itali. Kur t'i vij dita e vettingut Qemalit, do hapi krahun per shkak te djalit. Ne kohen tuaj sa u kapen dhe ekstraduan neper bote? Sa veta larguat nga puna se te aferm te tyre ishin me precedente kriminale? Pothuajse askush dhe asnje, sepse ju ata i perdornit per fushata elektorale. Kjo ka qene filozofia e ish sekretarit te PPSH-se, e kam dosjen tende ne sirtar, do punosh per mua.
Përgjigju