Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se flota e re e ambulancave është një investim i qeverisë shqiptare, në kuadër të investimeve për përballimin e pandemisë. Ajo ka bërë me dije se me këtë flotë të re është dyfishuar edhe numri i shërbimit të Urgjencave.
"Janë të mirëpajisura me të gjitha pajisjet shpëtuese, investim i qeverisë shqiptare në kuadër të fondeve të qeverisë shqiptarë në kuadër të investimeve për pandeminë. Objektivi ynë për t'iu përgjigjur thirrjeve në kohë është realizuar. Ekipi i Urgjencës është dyfishuar se me rritjen e numrit të ambulancës kërkohej edhe një numër më i madh i stafit dhe tashmë ato janë dyfishuar", tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
36 ambulanca të reja për betejën me COVID/ Brataj: Kanë 4400 litra oksigjen, mund ta çojmë pacientin nga Konispoli në Tropojë! Rama: Hedhim pas krahëve rrënimin (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al