'36 ditë tmerri me COVID', deputeti Alimadhi flet për herë të parë: Ky nuk është grip, kam mbajtur 2 tuba oksigjeni! E vuajta edhe psikologjikisht

30 Prill 2020, 22:16| Përditesimi: 30 Prill 2020, 23:17

  • Share

Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili arriti të mposhte koronavirusin foli për herë të parë në një lidhje telefonike për emisioni "Repolitix" në Report Tv, pas periudhës së vështirë që kaloi me infektimin nga COVID-19. Me një zë të ngadaltë, thuajse të shuar dhe me vështirësi për të marrë frymë, Alimadhi tregoi 36 ditët e 'tmerrit' dhe vështirësitë që hasi gjatë kohës që ishte i infektuar me këtë atë që e cilësoi 'virus vrasës'.

Ende i varur nga tubat e oksigjenit në spitalin "Shefqet Ndroqi", Alimadhi tha se ky virus nuk ishte grip, por një vrasës që të mposhte me rezistencë të gjitha organet deri sa tentonte të të merrte frymën. Ai tha se gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë aq sa ka mbajtur 2 tuba oksigjeni pasi nuk mund të merret dot frymë, por e ka përjetuar shumë keq edhe nga ana psikologjike.

"Kam qëndruar 35 ditë i shtruar dhe jam ngritur në ditën e 36-të. Unë nuk e kalova lehtë si proces as fizikisht por dhe nga ana psikologjike, Bashkëshortja e kalo më lehtë se unë. Kam kaluar shumë viroza e grip të ndryshme, por si këtë radhë nuk e kam ndjere kurrë veten. Ky nuk është grip, por një virus vrasës. U them shqiptarëve të bëjnë kujdes nga ky virus që merr jetë njerëzish, mos u rëntë kurrë. Ka qenë një virus që kërkonte të pushtonte të gjitha organet e brendshme deri sa të bllokonte të gjithë frymëmarrjen, nuk është një gjendje gripale që kalon me një kurim të lehtë, ky nuk ka një kurë. Virusi kap organet e brendshme. Të qëndruarit kaq gjatë ën spital më përkeqësoi edhe gjendjen emocionale. 36 ditë ishin shumë të lodhshme , të sikletshme dhe të bezdisshme për mua", tha Alimadhi.

Alimadhi foli me dhimbje edhe për viktimat e COVID-19 duke thënë se disa prej tyre i ka pasur në reanimacion dhe ka parë të gjithë përpjekjen e mjekëve për t'i mbajtur gjallë. Ai tha se dhe Hajdar Kovaçin, arkitektin e Durërsit, e ka pasur ngjitur në krevat kur u nda nga jeta.

"Hajdar Kovaçin e kisha ngjitur kur u nda nga jeta. U shpreh ngushëllimet 31 viktimave. Kam qenë në reanimacion kur disa janë ndarë nga jeta dhe kam qenë dëshmitarë kur mjekët kanë bërë të pamundur për t'i mbajtur gjallë. Mos e merrni lehët këtë virus. Mos i rëntë askujt ky virus", tha Alimadhi.

Në lidhje me gjendjen aktuale, Alimadhi tha se është ende me oksigjen dhe se sot ka pasur një analizë të rëndësishme që tregonte një përmirësim të oksigjenit në gjak, por ende është larg parametrave të duhura. Ai tha se ndjek të gjitha këshillat e mjekëve, ndërsa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e neglizhojnë këtë virus pasi nuk është lojë dhe nëse nuk respektohen masat të merr jetën.

"Sot kam pasur një analizë të rëndësishme të oksigjenit në gjak dhe e kam pasur më mirë, nuk është në parametrat e duhura kështu që do të presim çdo të thonë mjekët. Unë kam respektuar të gjitha këshillat. Ruani prindërit, familjarët pasi ky virus është vrasës, respektoni të gjitha këshillat, nëse i respektoni do keni jetë, nëse nuk i respektoni nuk dihet se ku do të përfundoni", tha Alimadhi.

Ora 22:45
Deputeti Alimadhi pas 35 ditësh shtrirë më në fund 'merr ajër', përshëndet plot entuziazëm nga dritarja

Deputeti Adriatik Alimadhi arriti të mposhte koronavirusin, por akoma po qëndron në ambientet e "Sanatoriumit".

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar se pas 35 ditëve shtrirë më në fund ka arritur të dalë në dritare. Ai ka falenderuar të gjithë ata që u kujdesën për të dhe të gjithë që e mbështetën në këtë periudhë shumë të vështirë për të.

Në video ai shfaqet duke përshëndetur nga dritarja të afërmit e tij.

"Pas 35 ditësh shtrirë, sot  dal pak në dritare për të përshëndetur vajzat, të cilat ndodheshin jashtë Shqiperisë gjatë kësaj situate, familjen, vëllazerinë, fisin, antarët dhe simpatizantët e Ballit Kombëtar kudo që ndodhen dhe të gjithë ata shqiptarë në shtete të ndryshme të botës që janë solidarizuar dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë dhe kritike të jetës sime.

Jam më mirë, falë profesionalizmit, përkushtimit të profesor  doktor Perlat Kapisyzi, drejtorit të spitalit Sanatorium, i cili më ka ndjekur nga afër çdo dite në dhomën time, stafin e doktorëve të tij.

Shembull për tu ndjekur nga të gjithë.  Në çdo dhomë i shoqeëruar me të gjithë mjekët e spitalit 'Shefqet Ndroqi' Sanatorium. Pa harruar se të Zotit jemi dhe Atij i falemi të gjithë. Ju dua të gjithëve!", ka shkruar ai.

Ora 22:27
'Politika tek ne është hakmarrëse', Alimadhi: Basha e Meta s'më morën njëherë në telefon

Deputeti Adriatik Alimadhi ka falenderuar të gjithë shqiptarët që u solidarizuan me të dhe disa deputetë, ndërsa kritikoi liderin e opozitws Lulzim Basha dhe presidentin Meta se nuk e kishte marrë asnjëherë në telefon dhe se nuk ishte solidarizuar me shqiptarët duke treguar se politika në vendin tonë është hakmarrëse dhe jo solidare.

"Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me mua dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë për jetën time. Presidenti solidarizohet për vdekje që ndodhën në botë apo me qenin në Kosovë dhe nuk tha asnjë fjalë solidare jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët.Po lideri i opozitws ku wshtw? Po pse të ndarë duhet të jenë shqiptarët? Politika këtu te ne është hasmëri, more mandatin dhe je i ligë. Po si more zotëri kur të ndahem unë nga jeta do të japësh mesazh ngushëllimi ti? Duhet të solidarizohemi ne shqiptarët", tha Alimadhi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Alimadh: 01/05/2020 11:37

    Po i nadhi te medhenbve Kryetar i Budallenjve Nard NOKA a te mori?

    Përgjigju
  • Ema: 01/05/2020 09:17

    Tregoja te gjithve se car ke kaluar e keshtu gdhenden ata qe shajn qeverin pse i mbyll njerezit ne shtepi, kjo zdo te thot qe jam me mazhorancen por ky esht virus qe po ben kerdin ne bot me varre masive te mos e kthejm shqiperin ne lut total

    Përgjigju
  • Ton Ton: 01/05/2020 08:22

    Po me mjeket ca kishe qe i qartove? Te shpetuan jeten. Ato i bazojne deklaratat e tyre ne baza te pergjithshme shkencore jo ne baze te imunitetit tuaj vetjak. Pse je kalb ti ta kan fajin doktorret? Nga ana humane pergezime qe jeni sheruar dhe ju uroj jete te gjate por si politikan, prind, gjysh, qytetar i thjeshte ju denoj per kto komente

    Përgjigju
  • labi: 30/04/2020 23:35

    C'TE hyjne ne pune basha e meta o alimadh,,,ata as per lidhse kepuces nuk I duhen njeriu…..///

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 30/04/2020 22:45

    O alimath,si njeri te shkuara e te harruara! Si politikan qofte ty edhe plot te tjere qe nga Likefloriri,kryeminstri i ndjere e tere soji e sirollopi spiropal,ball,e çdo qoftlargu mos ua degjofshim zerin,mos ua pafshim syte kurre e perjete! Amin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?