Marrëveshja me Italinë për emigrantët u diskutua online nga komisioni I sigurisë pas kaosit që shkaktuan deputetët e Bardhit dhe të Berishës duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes fizikisht
Ministri sqaroi dhe të vërtetën për shifrën 36 mijë emigrantë që përflitet se do të vijnë në vit në Shqipëri.
“Kapacitet është 3 mijë. Në këtë qendër janë 3 mijë shtretër. Kam dëgjuar shpesh herë që thuhet 12 muaj herë 3 mijë janë 36 mijë. Nuk është kështu. Mund të rezultojë që një person të qëndrojë dhe 2 apo 3 muaj pasi lidhet me procedurat. Ligji Italian përcakton një periudhë 28 ditore por mund të qëllojë që të marrë më shumë. Duhet të lirohet një vend që të vijë dikush tjetër. Nuk bëhet fjalë që vijnë 36 mijë. Por ka një kapacitet akomodues prej 3 mijë vetash.Nuk bëhet fjalë që mund të vijnë kushdo që kapet në Mesdhe. Në Itali sot akomodohen në qendrat e pritjes 80 mijë persona, vetëm 3 mijë do të akomodohen në Shqipëri. Kontributi i Shqipërisë është 3- 4%. Pra është vetëm shprehje solidariteti dhe marrje përgjegjësie nga ana jonë. Nuk ka rrezik që persona që kapen rastësisht në Mesdhe të vijnë në Shqipëri. Ka një procedurë që e bën qeveria italiane, një pjesë e tyre mund të vijë në Shqipëri sipas protokollit. Totali është 3 mijë e nuk mund të shkojë as 3001” tha Taulant Balla.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja me Italinë për emigrantët kalon tek 'Siguria'! Pas kaosit të Rithemelimit, u votua online! Balla: Asnjë nuk rri në Shqipëri
S.G//ReportTv.al