Kronikë
Top 24

3.6 ton biskota dhe pije energjike/ Bllokohen dhe gjobiten 2.65 mln lekë 4 supermarkete në Tiranë dhe Korçë

24 Qershor 2019, 20:04| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 20:19

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe gjobitur me 2.65 milion lekë 4 subjekte në Tiranë dhe Korçë, pasi tregtonin produkte të skaduara. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” në Tiranë u konstatuan  dhe bllokuan 3.6 ton biskota të skaduara. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” në Korçë u konstatua se nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj). Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në subjektet “Kostana shpk” dhe“Niko Male"  në Korçë u konstatua se nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për disa produkte.

Njoftimi i plotë nga AKU-ja

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” me aktivitet “importim, magazinim dhe tregtim të produkteve ushqimore”, Tiranë, u konstatuan 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi për të cilat u mor masa e bllokimit të menjëhershëm. Gjithashtu u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe nuk kishte marrë masat e nevojshme për plotësimin e mangësive të konstatuara nga inspektimi i kaluar.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë 500,000 lekë pӫr hedhje nӫ treg tӫ ushqimeve me afat të kaluar përdorimi,
  2. Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. Gjobë 100,000 për mosrealizimin e detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës,
  4. U bë bllokimi i 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjesimin e tyre.
  5. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kostana shpk”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe të paetiketuara në gjuhën shqipe (makarona, bonbone, patatina, vafer, llokume, miell misri etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme;

  1. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit,
  5. Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  6. U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
  7. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Niko Male”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare (produktet mbaheshin edhe në ambiente sanitare). Gjithashtu u gjetën një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe pa etiketë (karamele, vezë, fara kungulli, kuti konservash, pije energjike dhe freskuese, miell etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë 400,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  5. U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
  6. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë dhe pakicë”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  2. Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  3. U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?