36 vite në Urgjencë, infermierja: Pacienti, motivi i punës sonë! Mjeku anglez rrëfen si u dashura me Shqipërinë

4 Maj 2020, 19:03| Përditesimi: 4 Maj 2020, 22:55

  • Share

TIRANE-Bluzat e bardha po bëjnë një punë heroike në këtë kohë pandemie. Heronjve të heshtur të urgjencës së spitalit të Traumës i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, një infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj. "Jam Valbona Krasniqi, banoj në Itali, por përkohësisht jam në Tiranë. Kam 26 vite atje, në 1993-95 kam punuar në poliklinikën e Barit, këtu ndodhem për një master profesional, u gjenda këtu nga COVID, këtë periudhë mendova se duke ditur se kam këtë profesion dhe nuk doja të mbyllesha mendova pse mos e jap kontributin tim" tha ajo.

Ndërkohë që një mjek anglez tregon historinë e tij si u bë pjesë e stafit. "Unë erdha në vitin 2001 për një kamp veror me studentët e mjekësisë, atë kohë takova shumë mjekë që kishin jetuar në kohë në vite dhe donin të përmirësonin sistemin e shëndetësisë, dhe unë dhe gruaja ime zgjodhëm të vinim këtu që të ndihmonin mjekët dhe infermierët. Me Gramozin kemi bërë disa trajtime, më fillim krijuam disa protokolle për trajtimet e urgjencave" Christopher Doëning.

Një infermiere rrëfen se ka 36 vite që punon në urgjencë. "Kam 36 vite që punoj infermiere, gjithë kohën në urgjenca, ku është puna më e vështirë dhe më e bukur, sepse je direkt me të sëmurin. Ai është motivi i punës sonë, t'u shërbejmë sa më mirë". "42 vite pune, 27 vite në urgjencë në sallën e operacionit, kënaqësi kur iki në shtëpi që kemi shpëtuar jetë" tha më tej një mjek. Por cila është kënaqësia?

"Vetëm ideja që të shpëtosh jetë njerëzish është një motiv shumë i madh për të ecur përpara dhe për të vazhduar këtë punë edhe për vite të tjera, është shpirti i skuadrës ai që na mban gjallë dhe për të ecur përpara" theksoi një infermiere në spitalin Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale. Videoja e mjekëve të personelit të spitalit Universitar të Traumës, që tregojnë përjetimet e tyre është publikuar nga kryeministri Edi Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?