Foto ilustruese

Shëndeti

361 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,806 raste aktive me COVID! Shërohen 1,090 të tjerë

16 Shkurt 2022, 18:23| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 18:31

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë 361 raste të reja me koronavirus nga 2,478 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç dhe një qyetetar nga Korça 79 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,090 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 259,065 prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Statistika (16 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          361
Të shëruar në 24 orë       1,090
Të shtruar në spitale       92
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 2,478 

Testime totale                1,719,796
Raste pozitive                 269,301
Raste të shëruara           259,065
Raste Aktive                    6,806
Humbje jete                     3,430 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             2,301
Fier                  982
Gjirokastër     439
Vlorë               601
Elbasan           560
Berat                491
Shkodër           423
Lezhë               348
Durrës              243
Korçë               196
Kukës               179
Dibër                43

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?