Një grumbullues fondesh ka vrapuar në një maratonë çdo ditë të vitit 2022. Gary McKee, 53 vjeç, përfundoi maratonën e tij të 365-të të vitit në Cleator Moor, Cumbria, në natën e Vitit të Ri.
Babai i tre fëmijëve ka vrapuar 9563 milje nëpër shi, borë dhe diell për të mbledhur para për Macmillan Cancer Support dhe Hospice At Home Ëest Cumbria. Aktivistët thanë se ai kishte mbledhur 1 milion paund për dy shoqatat bamirëse.
Gary McKee filloi sfidën e tij më 1 janar. Babai i tre fëmijëve vraponte shpesh rrugën e tij prej 42 km përpara se të fillonte punën në lokacionin bërthamor të Sellafield.
Teksa ka kaluar vijën e finishit ka falënderuar të gjithë njerëzit që u kishin rezervuar një pritje “fantastike”. Dhe më vonë ai zbuloi në një postim në Tëitter se kishte arritur qëllimin e tij prej 1 milion £ në ndihmë të bamirësisë.
McKee ka kaluar nëpër më shumë se 20 çifte trajnerësh, ka vrapuar më shumë se 9,500 milje (15,300 km) dhe ka përfunduar maratonën e tij të fundit rreth orës 14:00 të datës 31 dhjetor.