37% e familjeve shqiptare s’garantojnë ngrohje në shtëpi, Sekretariati i Energjisë: Pensionistët me të prekurit

9 Dhjetor 2021, 21:58| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 22:02

  • Share

Rreth 37% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të garantojnë ngrohjen duhur në shtëpitë e tyre, ndaj Sekretariati Ndërkombëtar për Energjinë i klasifikon se po përjetojnë varfëri energjetike. Sipas këtij studimi përllogaritet se rreth 272 mijë familje në Shqipëri janë në varfëri energjetike. Shkaku kryesor është situata ekonomike, dhe më e prekur është grupmosha mbi 65 vjeç, pra pensionistët.

“Pjesa më e lartë e familjeve që nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre në mënyrë adekuate të ngrohtë janë ato me një person të rritur 65 vjeç ose më të vjetra. 55% e familjeve të tilla nuk janë në gjendje ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate”, thuhet në raport.

Më të ekspozuara për të përjetuar varfëri energjetike janë familjet me të ardhura nën mesatare me 60%, familjet me ndihmë ekonomike dhe  grupet vunerabël.

Në raport vihet theksi edhe tek mungesa e të dhënave të sakta nga INSTAT për këtë arsye kërkohet të ketë matje dhe analiza edhe mbi këtë tregues.

Sipas raportit në Shqipëri mungon një program për zbutjen e varfërisë energjetike, dhe thuhet se duhet të merren masa për çrrënjosjen e këtij fenomeni. Në total thuhet se për të mbështetur familjet e pamundura janë shpenzuar nga viti 2006 deri tani vetëm 15 milionë euro.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë rekomandon rritjen e eficencës energjetike në banesat e familjeve të varfra, të ndërrohen pajisjet elektro-shtëpiake të vjetra si dhe të mbështeten burimet e rinovueshme të energjisë elektrike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?