TIRANË- 17 të dënuar që nuk kanë mundur të shkojnë pranë familjarëve, edhe pse shteti ua dha këtë lehtësi gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Familja nuk ka dhënë pëlqimin që ata të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi, për 90 ditë. Nga mbi 800 kërkesa që janë bërë, janë miratuar vetëm 16 % e tyre pasi shumica nuk plotësonin kriteret.
***
372 të burgosur dolën nga qelitë dhe shkuan në shtëpi duke përfituar nga situata e COVID-19! Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se janë depozituar 841 kërkesa, nga të cila 372 janë pranuar dhe 469 janë refuzuar.
Lidhur me motivet e refuzimit, pjesa më e madhe nuk plotësonin kriteret formale apo ishin të pabesueshëm nga policia, por ajo që tërheq vëmendjen është se 17 prej tyre nuk i ka pranuar familja!
Një vendim i tillë vjen si zbatim i aktit të qeverisë për situatën emergjente nga COVID-19, për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike që i bën më vunerabël ndaj koronavirusit, të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse. Nga ky vendim përfitojnë rreth 600 të dënuar.