'38 mijë biznese te vogla të mbyllura nga COVID-i/ Nasto: Falje gjobash dhe lehtësim të barrës fiskale ose do nisim protesta

23 Shtator 2020, 22:07| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 22:17

  • Share

KORÇË- Duke folur nga qyteti i Korçës, kreu i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm Albert Nasto u shpreh se biznesi i vogël dhe i mesëm është në kolaps, ndërsa sipas tij ndihma financiare e qeverisë është e pamjaftueshme.

"Situata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë është sot shumë e vështirë, është alarmante. Duke parë mbylljet masive, rreth 38000 biznese të mbyllura. Këto biznese mbi 125000 mijë punonjës dhe pronarët e tyre. Shifër shqetësuese për pasojë e pandemisë, dhe mosdhënia e ndihmës nga qeveria. Janë dhënë 98 milion euro, një shifër qesharake dhe tepër e vogël për të ndihmuar bizneset", tha ai.

Ai u shpreh se shoqata e biznesit do t'i propozojë qeverisë miratimin e një pakete të tretë ndihmë si dhe kërkoi faljen e gjobave nga administrata tatimore.

"Ne do propozojmë një paketë tjetër, duhet parë edhe heqja e gjobave. Ka shume gjoba, nga 2014 e deri me sot ka shumë gjoba që ka marrë biznesi dhe qeveria duhet të ndërhyjë, do i kërkojmë qeverisë heqjen e gjobave në rang kombëtar dhe lehtësimin e barrës fiskale. Nëse qeveria nuk do realizojë të gjitha këto, shoqata do organizojë protesta dhe greva", u shpreh Nasto.

Teksa Nastro paraqiste gjendjen e vështirë të biznesit, një vendim i rëndësishëm është marrë nga këshilli bashkiak i Pogradecit. Është vendosur të hiqet tarifa e hapësirës publike për të gjitha bizneset që operojnë në fushën e bareve dhe restoranteve. Kësisoj rreth 500 biznese në Pogradec nuk do të paguajnë për hapësirën publike përgjatë 3 muajve në vazhdim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 24/09/2020 08:13

    Pak tatime ju jane ulur ju o marioneta politike qe do nisni protesta, me çfare do mbahet shteti nese ua ben zero cdo gje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?