TIRANE - Këtë vit festat e 7-8 Marsit qëlluan ditë pushimi, por kjo nuk i ka penguar të vegjlit që mëngjesin e sotëm ti drejtohen dyerve të shkollës me lule dhe dhurata në duar.
Këtë të premte, përveç luleve dhe dhuratave, nuk munguan as urimet e nxënësve për mësueset e tyre.
"Gëzuar 7 Marsin mësuese, të dua shumë.
Unë e dua shumë mësuesen sepse ajo është më e mira.
Gëzuar të gjithë mamave dhe të gjithë mësuesve 7 dhe 8 Marsin. Unë i bëra dhuratë mësueses vathë.
I uroj të gjithë prindërve dhe mësuesve gëzuar 7 dhe 8 Marsin.
Unë i them të gjitha mësueseve gëzuar 7 Marsin dhe të gjitha nënave gëzuar 8 Marsin.
Mësueses i uroj 7-8 Marsin dhe dhuratë i kam bërë disa lule e një kartolinë", - uruan disa prej fëmijëve
Për mësuesen Ollga Jorgali, e cila ka 38 vite në arsim, 7 Marsi është gjithmonë një emocion i veçantë.
“Së bashku me nxënësit festojmë festën e 7 Marsit, jemi shumë të gëzuara dhe uroj të gjithë mësuesit në mbarë vendin ta gëzojnë këtë festë të bukur. Këta fëmijë të mrekullueshëm na japin emocione mjaft të mira. Unë kam 38 vjet në profesion dhe ndihem sikur kam filluar punë sot”- u shpreh mësuesja.
Ndonëse 7 Marsi është ditën e nesërme, urimet për mësuesit kanë nisur që sot. Por këtë vit ndryshe nga të tjerët, nuk u ndje atmosfera e festës.
Gjithë nxënëve dhe studentëve, mësimdhënësve të të gjitha niveleve, stafit drejtues e administrativ dhe shërbimit teknik të sistemit arsimor shqiptar, Ju urojmë DITA E MESUESIT DHE SHKOLLES LAIKE SHQIPTARE Historiku i shkollës shqipe, është i njëjët me historikun e të kaluares së lavdishme, të popullit shqiptarë, është i njëjtë me të kaluarën rezistues, shpëtim nga fanitja i mallkimit nga okupuesitë të gjuhës shqipe e të librit shqiptar. 7 Marsi, është Dita e Mësuesit Shqiptarë, gjegjësisht dita e shkollës laike kombëtare shqiptare. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe, për arsye e rrethana të njohura, shumë vjet nuk është festua në gjithë hapësirat shqiptare, apo është festuar ndaras. Sepse në trevat e okupuara etnike shqiptare ka qenë e ndaluar dhe e denuar të festohet. Në shtetin zyrtar në Shqipërinë londineze, Dita e Mësuesit festohet e kremtohet vetëm nga 1960, ndërsa pas vitit 1968 kjo festë kombëtare, ilegalisht, pjesërisht ose gjysmë zyrtarisht u lejua, kremtohej e festohej edhe në Kosovë e treva tjera etnike shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëhershme. Ndërsa tash, pas 17 shkurtit 2008, Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe e shkollës laike shqipe, është vetmja festë e përbashkët kombëtare për të gjitha trevat etnike shqiptare. Dita e Mësuesit, është festë e mësuesit, nxënësit dhe gjithë punëtorëve arsimor, të çdo mjedisi e niveli të shkollës shqipe. Andaj, kjo festë, si edhe festat e ngjarjet të tjera arsimore, historike e kombëtare, si ajo e Alfabetit të Gjuhës Shqipes, Njësimi i Gjuhës Letrare Kombëtare Shqipe, në një të ardhme të afërt Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovë, por edhe Ministria e Arsimit e Maqedinisë, doemos për hirë të integrimit të shkollës kombëtare shqiptare, duhet të kordinojnë njësimin e planprogrameve, Kurikulave mësimore të të gjitha niveleve, klasave e lëndëve të shkollës shqipe, si dhe teksteve e mjeteve mësimore e çdo të mbërrirë tjetër shpirtërore, materiale arsimore e kombëtare, dhe Diata e Mesuesit të njësohet, festohet e kremtohet për datë e festë e gjithëkombëtare shqiptare. Kështu duhet të jetë e integruar edhe shkolla dhe sistemi i reformuar shkollor kombëtar shqiptar. Shkolla shqipe, pavarësisht gjendjes dhe pozitës aktuale politike e shtetërore, tash e ndarë në njësi shtetërore të ndryshme, paralelisht me reformën arsimore të kryen edhe integrimin kombëtar të shkollë shqipe, dhe pastaj, si një e vetme dhe e pandarë të integrohet në sistemin e reformave arsimore demokratike ndërkombëtare. Sepse shkolla e sistemi arsimor përgjithësisht është veprimtari praktike shoqërore që fisnikëron që nga Apolonia e Durrësi para lindjes se Krishtit. Shkolla e mëvonshme laike në hapësirën shqiptare ndër të tjera më shumë njihen Shkolla e Stubllës 1584, shkolla e Janjevës 1665 Akademia e Re e Voskopojës 1750 e shumë të tjera, para e mbas tyre. Mësojtorja shqipe e Korçës dhe të tjerat pas saj, mësimin e shqipës e filluan dhe e zhvillun mësuesit patriotë të mëdhenj shqiptar. Në shkollën e Korçës mësuesit e saj zhvillonin këto lëndë mësimore: Shkrim, Këndim, Gjuhë shqipe, Gramatikë Shqipe, Histori e Shqipërisë, Gjeografi, Aritmetikë, Muzikë, Këngë etj. Nxënësit e saj ishin nga gjitha besimet fetare dhe mjediset e nivelet shqiptare. Mësuesit e saj ishin atdhetarët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri që ishte edhe drejtori i parë i saj, njëherit mësimdhënësi i parë i gjuhës shqipe në ketë shkollë, Sotiri ishte mësues i popullit, nxënës i Koto Hoxhit, i vrarë në Stamboll nga armiqtë e çështjes shqiptare. Koto Hoxhi veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, mësues në shkollën greke, që fshehurazi jepte edhe mësimet e shqipës në shkollën e Gjirokastrës. Mësimdhënësit tjerë në shkollën e Korçës ishin edhe, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçe, Thoma Avrami, Balil Tahiri etj. Petor Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, publicist dhe pegadog, Ai mëtoi mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe në krahinën e Kolonjës. Shkolla e Korçës punoi e veproi 15 vjet. Kjo shkollë në fillim të shek. 20. kishte 6 klasë, kur Turqia e mbylli më 1902 dhe u rihap më 1908. Këtë shkollë, që kur u hap më 1887, si edhe shkollat të tjera në vazhdimësi, i ndihmonin veprimtarët atdhetarë, shoqatat dhe shoqëritë atdhetare shqiptare dhe kishin ndikim në organizim të procesit mësimor, në sigurimin e mësuesve, teksteve mësimore dhe mjete materiale. Një nga nisimtarët për hapjen e shkollës shqipe është edhe Parashqevi Qiriazi, atdhetare e veprimtare e shquar e cila punoi në arsimin e gruas shqiptare. Ajo ka botuar librin e saj “Abetare për shkollat e para” dhe ka vend meritor në historikun e shkollës shqipe, është e para grua mësuese dhe autore e teksteve shkollore. Për ndihme ne hapjen, mbajtjen dhe shkrimin e teksteve mësimore veçohen vëllezërit Naim e Samiu Frashëri, Vreto, Kristoforidhi e të tjerë nga Shoqëria Shqiptare e Stambollit. Këta arsimdashës shkollës së Korçës i ndihmuan edhe me mjete financiare. Në krah të kësaj veprimtarie arsimore u angazhuan edhe atdhetarët e shoqërive tjera shqiptare, si ajo e Manastirit, Bukureshtit dhe Korçës. Korçarët janë të njohur për ndihmën materiale që i dhënë shkollës se tyre, Diamandi Terpo lëshoi shtëpinë për shkollën, i cili pas vdekjes kësaj shkolle i dhuroi gjithë pasurinë e fituar në Bukuresht. Pas shkollës së Korçës u hapen shkolla edhe në Pogradec 1887, Elbasan, Treskë, Leskovik, Kolonjë, Ohër 1887, Prizren 1889 etj. Ne fund shekullin 19-të, në Korçë më 1891 për herë të parë u hap edhe shkolla e vajzave. Më 1892 u hap shkolla në Luaras, Selenicë e katër të tjera në Gostivishtë, Rahovë, Vodicë dhe Treskë. Më 1900 u hap shkolla në Zadrimë, Durrës, Tirane, Vlorë e të tjera. Që nga fillimi i shekulli 20 shkolla shqipe u hapen edhe në Kosovë, si në Prizren, Pejë, Gjilan, Stubëll, Gjakovë, Pozhoran, Mitrovicë, Zym e vende të tjera. Shumë nga mësuesit patriot në kohëra e rrethana të ndryshme ranë dëshmorë nga armiqtë e shqiptarëve dhe shkollës shqipe, të cilët mësuesit dhe gjuhën shqipe e kishin halë në sy. Vrasjet prapa shpine martirizuan mësuesit tanë kombëtar Petro Nini Luarasin. Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin, Naum Veqilhaxhit, At Shtjefen Gjeçovin, e në vazhdimësi të kohës deri në ditët tona, kur okupuesi serb vrau mësuesin Halit Gecit 26 nëntor 1998 në Llaushë dhe më 28 nëntor 1998, ditën e shënuar të varrimit te mësuesit Halit Geci, nga motivohet përshtatshmëria e paraqitjes më të arsyeshme publike e UÇK-së. Në vazhdimësi të rezistencës ushtarake për shkollën shqipe e liri të Kosovës, ranë dëshmorë e u martirizuan shumë mësues, student e nxënës të shkollës shqipe. Këto vrasje serbe synonin që te shqiptarët ta vrisnin ndjenjën e dashurisë ndaj popullit e atdheut. Ta vrisnin dashurinë shqiptare për shkollën, gjuhën dhe librin shqip. Përkundrazi, në vazhdimësi të rrjedhave të kohës e ngjarjeve, veprimet e tilla shqiptare, këtë ndjenjë vetëm sa e rrisnin, e forconin dhe e zgjeronin kah mëvetësia e shkollës, ndarja fizike e shpirtërore e shqiptare, nga dhuna administrative shtetërore serbe. Kjo aspiratë kulmoi Më 17 shkurt 2008, erdhi dita e deshiruar, kur definitivisht Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e cila shpejt u njoh nga shtetet të tjera. Republika e Kosovës ka krijuar identitetin e shtetësisë së saj, që në vazhdimësi po ngritet në nivelin politik, shtetëror e kombëtar në qarqet e asociacioneve ndërkombëtare .Autori është veteran i arsimit.
PërgjigjuPlaku im qe 47 vjet mesues po ehe, nuk shkroi kush. Ska gajle, mire qe doli ne pension se nuk e kapte dot testin e ministrise.
Përgjigju