38-vjeçarja me 6 fëmijë që e shndërroi përvojën si nënë, në profesion tregon ‘sekretet’ e një gruaje të suksesshme: Ja si të organizoni ditën sa më lehtë

15 Nëntor 2022, 14:23| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 14:27

  • Share

Entela Noga është nënë e 6 fëmijë dhe njëkohësisht eksperte e organizimit personal me një karrierë të sukseshme në Francë. Në një lidhje skype nga Franca ajo tregoi ‘sekretet’ se si të menaxhojmë kohën për të qenë të suksesshëm në jetë.

“Në Shqipëri nuk ndjehesha e plotësuar përvec nevojave financiare që ne kemi për të rritur fëmijët, nëna mundohet t’i bëjë të gjitha, gjen kohën për të gjitha, bën sakrifica  por në fund t’I je një femër, je një vajzë, e cila përveç jetës martesore dhe rritjes së fëmijëve kërkon të bëjë diçka për vete. Ka qenë shumë e vështirë por ia dilja me sakrifica, jo gjithmonë ia dalim në të gjitha drejtimet duhet të dimë që në periudha të ndryshme të jetës, fusha të ndryshme të jetës kanë rëndësi për ne. Në atë kohë ishte i rëndësishëm shkollimi im, por edhe fëmijët, ndërsa në të njëjtën kohë duhet edhe të punoja. Kështu prioritet nuk ishte më mbarëvajtja e shtëpisë, kështu gjithmonë duhet të heqim dorë nga dicka për ti dhënë prioritet dickaje tjetër” tregoi Entela.

Entela nënë e 5 djemve dhe 1 vajze, punon si sekretare kontabël, njëkohësisht edhe si eksperte e organizimit personal në Francë. Nga Shqipëria është larguar 11 vite më parë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.

“Në fillim u nisëm si të gjithë prindërit që mendojmë të ardhmen e fëmijëve, për më mirë, si ekonomike si për shkollimin e tyre. Kur erdhëm e kuptuam që nuk ishte vetëm e ardhmja e fëmijëve por edhe e ardhmja jonë sepse edhe ne ishim të rinj. Kryesore për mua ka qenë që të mos mbetem vetëm një nënë. Kam dal jashtë kësaj skeme sepse doja të isha edhe unë e plotësuar” rrëfen ajo.

Menaxhimi I kohës është një ndër problemet që kanë jo vetëm prindërit e rinjë që duhet të rrisin fëmijët e tyre dhe të shkojnë në punë, por pothuajse të gjithë ndjenë vështirësi në organizmin e kohës për të arritur të gjitha objektivat që I kanë vendosur vetes. Por si ia del Entela Noga, nënë e 6 fëmijë për të menaxhuar kohën midis punës dhe familjes?

Jo çdo ditë ia dalim, të gjitha kalojmë nga ato ditët ku e vendosim në dyshim veten dhe themi a po ia dalim mirë apo bëj aq sa duhet. A jam një nënë e mirë, a jam një influencer e mirë, a jam një bashkëshorte e mirë? Të gjitha e kalojmë këtë, e rëndësishme është të marrim kohën për veten, të bësh bilancin se ku je dhe cfarë po bën dhe të ngrihesh shumë më e fuqishme. Organizmi është kryesori, më ka ndihmuar edhe fakti që fëmijët e parë janë më të rritur dhe janë të zotët e vetes dhe kur ti ke shumë fëmijë, i ke kaluar disa gjëra dhe i merr gjërat më lehtë. Gjithashtu kam deleguar shumë gjëra, nuk marr më përgjegjësi të gjithën mbi vete, sepse mendësia shqiptare është që mami i bën të gjitha” këshilloi ajo.

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?