39-vjeçari me kancer vdes te Onkologjiku, s’iu dha ilaçi për kimioterapinë! Babai për Report Tv: S'më dhanë as recetën ta bleja vetë

6 Tetor, 15:37| Përditesimi: 6 Tetor, 16:03

  • Share

Një muaj më parë, Mifit Balla humbi djalin e tij Bujarin 39 vjeç nga sëmundja e rëndë në stomak. Mifiti me origjinë nga Librazhdi por që prej vitesh jeton në Tiranë, për humbjen e djalit akuzon spitalin Onkologjik në QSUT, se mungesa e medikamenteve gjatë trajtimit i mori të birin.

“Kimio po i bënte, rrezet i bëri, analizat i dolën mirë. Skaneri prapë mirë. I solla këtu i ka mirë, kur i ka mirë pse kjo. Për të marr në qafë këta të marrin. Erdhi me 31 të dielën në spital, me 1 mbaroj. Ka ndërruar jetë në spital në katin e 4. E çuam në urgjencë edhe ndërroi jetë këtu”.

Bujari prej rreth një viti e gjysmë vuante nga kanceri në stomak, për të cilën kishte nisur edhe kimioterapinë. Babai i tij Mifiti, mes lotësh dhe dhimbjes, tregon për Report TV se djalin e solli më 3 korrik në Onkologjik për të bërë seancën e radhës të kimioterapisë, por kura nuk iu bë pasi sipas tij mjekët i kanë thënë se kimioterapia nuk mund të vazhdoj për shkak të mungesës së ilaçit Irinotecan.

“Bënte mjekim kimioterapi iu pre me 3 korrik dhe kishte edhe 3 për të bërë, pastaj do të bënte një kontroll. Ishte shumë mirë me këmbët e veta erdhi.  Irinotecani, ilaçi që mungonte”.

Mungesën e ilaçeve babai fatkeq ia ngriti si shqetësim edhe Drejtorisë së QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por ankesa e tij ra në vesh të shurdhët.

“Ika u ankova te drejtoria, edhe te ministria vajta atje. Më jepni recetën u thoja, ska ilaç, ska ilaç. Pa mjekim fare. Me 24 i bënë pastaj ato, pasi ra çuni. Që atë ditë me datë 3 u ngrit çuni në këmbë vajti atje dhe i tha zonja doktoreshë s’ka ilaç. Oboboo tha, çuni, edhe nuk u ngrit më. Ilaçin e kishte buk”.

Mungesa e ilaçeve në Onkologjik ishte një fenomen i njohur për Mifitin, por ndryshe nga herët e tjera kësaj radhë mjekët ishin më të kursyer për dhënien e recetave apo porosive për t’ju drejtuar farmacive private, kjo që pas shpërthimit të skandalit të Onkologjikut.

Me 3 korrik që u bllokuan pas asaj të Onkologjikut. Më jepni recetën ta merrja siç e mora edhe një herë me lekë vetë atje. Këtë herë s’donin, më thoshin edhe emrin e ilaçit shkruaje vetë, jo me dorën e saj. Irinotecani, ilaçi që mungonte. Edhe e shkrova vetë emrin e ilaçit unë, edhe gjeta këtu në Tiranë po donte recetën për ta marr. Pa recetë nuk ma dha farmacistja, më tha s’di sa mg.

Humbja e djalit e ka rënduar pa masë të moshuarin, ndërsa pengu se nuk bëri sa duhet për ta mbajtur të birin në jetë, me institucionet shtetërore që e braktisën, thotë se do ta përndjekë deri sa ai vetë të mbyllë sytë.

“Vetëm këtë qaj, të kishte bërë këto 3 të fundit, pastaj e kishte në dorë vetë Zoti. Qe shumë mirë, e qaj prej këtyre. Le ti ndjekë SPAK. Se do marrin në qafë të tjerë”.

Për historinë e të ndjerit Bujar Balla Report Tv iu drejtua me një kërkesë për informacion QSUT, i cili pranoi mungesën e ilaçit, mostrajtimin me këtë ilaç të pacientit dhe nuk e përjashton mundësinë që ti ketë sjell vdekjen.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 14/11/2024 21:03

    E tmerrshme. Ku do ta cojne shpirtin

    Përgjigju
  • Ops: 06/10/2024 21:47

    Vetem perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?