Brian Spahiu dhe Roland Xhaxho

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën

23 Prill, 12:19| Përditesimi: 23 Prill, 13:07

  • Share

Një grup mjekesh nga Italia do të kryejnë akt-ekspertizën e 3 vjeçarit Brian Spahiut për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Fëmija dyshohet se ndërroi jetë pas ndërhyrjes krirurgjikale në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Kujtojmë se ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia solli edhe përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkoi që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës kërkoi riekspertim. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore u kundërpërgjigj duke nënevizuar se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML (Insituti i Mjekësisë Ligjore), krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • V for V..: 23/04/2024 12:46

    Të aplikohet ky standard, për akt ekspertimet e ndryshme në të cilat familja ka përplasje me aktet e paqarta dhe konfuze të insitutit të mjekësisë ligjore

    Përgjigju
  • Ledina: 23/04/2024 12:26

    Dentistet ne Shqiperi kryejne nderhyrje ne dhembet e pacienteve pa hapur kartela dhe pa dhene garanci per punen e kryer. Skandal. Shteti nuk ekziston per stomatologet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?