Mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë. Përmes një deklaratë për shtyp teksa i shpreh ngushëllimet familjes mjeku thotë se ka punuar si anestezist reanimator prej më shumë se 40 vjetësh. Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Aplikimi i anestezisë së përgjithshme, mjeku pretendon se është bërë në dijeninë e prindërve të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Sa i përket fëmijës, mjeku thekson se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.
Gjendja e fëmijës sipas mjekut është komplikuar kur fëmija ka qenë në shtëpi dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT-së nga prindërit.
“Në shtëpi, djalit i janë dhënë ilaçet e rekomanduara nga ne, kështu që fëmija patjetër që ka qenë i zgjuar”, deklaron mjeku.
Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme. Unë nga ana profesionale kam bërë çdo gjë të mundur edhe në QSUT bashkë me kolegët e mi, për të shpëtuar jetën e fëmijës. Më vjen sinqerisht keq për djalin, më dhemb zemra sidomos për ata prindër që nuk do e kenë më, por nga ana ime profesionale garantoj që ka qenë në maksimum në çdo moment”.
Deklarata e mjekut Roland Xhaxho
Deklarata e mjekut Roland Xhaxho
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale nga dentisti! Prindërit: I injektuan narkozë me dozë të lartë! Mjeku: Fëmija me problem në zemër, familja firmosi për anestezinë
B.K/ReportTv.al