Tiranë/ Brenda 3 javëve aksidentohen 4 autobusë! Qytetarët të pasigurt: Shoferët të alkoolizuar e të papërgjegjshëm! Memaj: Urbanët janë të kolauduar, drejtuesit të trajnuar

21 Maj 2022, 18:27| Përditesimi: 21 Maj 2022, 19:36

  • Share

Aksidentimi i 4 autobusëve urbanë në më pak se 3 javë në kryeqytet ka sjellë pasiguri tek pasagjerët që përdorin transportin publik në Tiranë. Në asnjërin prej tyre, rrethanat nuk janë bërë ende të qarta, ndërsa pasiguria tek pasagjerët është shtuar. Duke sjellë raste konkrete të përditshmërisë së tyre, qytetarët bëjnë fajtorë shoferët, të cilët sipas tyre janë të papërgjegjshëm.

“Janë të paaftë ose ndoshta ngaqë nuk e kanë shumë frikë ligjin ia fusin nga një gotë raki. Në përgjithësi dhe këta që japin patenta janë të papërgjegjshëm.”- u shpreh një qytetar.

“Duhen njerëz të specializuar për këtë”.- tha një qytetar.

“Kemi frikë, ecin shpejt, pijnë. Në autobus ka patur raste që na kanë përplas me njëri-tjetrin, kur frenojnë keq.”- u shpreh një qytetar.

Por, kreu i shoqatës së transportit urban Dashnor Memaj nuk e sheh problemin te drejtuesit e autobusëve urbanë.

“Herë pas here i trajnojmë dhe punonjësit tanë, shoferët që janë të transportit publik. Secili nga operatorët ka autobusa që përmbushin kriteret teknike, që do të thotë janë të të kolauduar.”- tha Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit urban.

Mungesa e korsive të dedikuara për urbanët, është një ndër arsyet që sipas Memajt, cenojnë sigurinë rrugore.

“Janë makina të individëve privatë që ndërpresin rrugën ose pengojnë dhe ato pak korsi të dedikuara që janë për autobusët. Normalisht se mungesa e respektit për këtë kategori të transportit urban çon dhe në aksidente të tilla të vogla”.- tha Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit urban.

Një tjetër shqetësim i pasagjerëve, është mungesa e ajrit të kondicionuar në urbanë. Memaj thotë se linjat kryesore i mbajnë ndezur, por një pjesë tjetër e ka të vështirë t’i përballojnë shpenzimet.

“Autobusët nuk kanë ajër të kondicionuar. Disa kanë dhe të tjerë s’kanë.”- tha një qytetar.

“Kondicionerët janë të domosdoshësh sidomos për kë vapë. Unë nuk kam parë as në Evropë, as ndokund tjetër autobus pa kondicionerë”.- tha një tjetër qytetar.

4 aksidente në më pak se tre javë

29 Prill -Autobusi përplaset me Benzin, përfundon në Lanë
2 Maj- Autobusi përplaset me kabinën e stacionit të pasagjerëve
4 Maj- Autobusi urbani i linjës “Selitë-Kristal-Qendër” u përplas me një kamion
16 Maj- Autobusi i linjës Kombinat përplaset me një kosh mbeturinash.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zulu: 22/05/2022 02:17

    Ne TIRANE MOS PRISNI QE AUTOBUZAT TE JENE NE RREGULL,,KUR KRYETARI I BASHKISE NUK DUHEJ TE ISHTE ATY,,,,SEPSE NUK ESHTE AS ARKITEKT,,AS EKONOMIST,,,AI DUHEJ TE ISHTE MAKSIMUMI TEK PRITJA E POPULLIT....JEMI I VETMI KRYEQYTET NE EUROPE PA TREN,PA TRAMVAJ...DHE PA UJE 24 ORE,,,DHE PA BANJO PUBLIKE,,,DHE VETEM ME DY LULISHTE...sa per te na I dhjere qente endacake...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?