Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije se deri tani janë regjistruar më shume së 4500 garues për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet 20 tetor.
Përmes një postimi në rrjete sociale ai shprehet se pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.
“Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni i VIII-të. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga te cilët mbi 900 te huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 Tetor, në 4 kategori: We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.
Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.