Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

4 ditë para zgjedhjeve, presidentja Osmani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të administratës Trump

5 Shkurt, 09:33| Përditesimi: 5 Shkurt, 10:54

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të pritet sot (5 shkurt) në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Osmani është bërë kështu udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.

Lajmi është bërë me dije nga DASH, ku tregohet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

'Zyrtari i lartë i Byrosë Bono takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Departamentin e Shtetit”, bënë të ditur DASH.

Ky takim i Osmanit me zyrtarin e lartë të administratës Trump, vjen në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen këtë të diel më 9 shkurt dhe pas sulmeve të bëra nga i dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ndaj qeverisë së Kurtiti.

Grenell më (3 shkurt 2025) u shpreh se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, po ashtu as gjatë mandatit të Joe Biden.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?