Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të pritet sot (5 shkurt) në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Osmani është bërë kështu udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.
Lajmi është bërë me dije nga DASH, ku tregohet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
'Zyrtari i lartë i Byrosë Bono takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Departamentin e Shtetit”, bënë të ditur DASH.
Ky takim i Osmanit me zyrtarin e lartë të administratës Trump, vjen në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen këtë të diel më 9 shkurt dhe pas sulmeve të bëra nga i dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ndaj qeverisë së Kurtiti.
Grenell më (3 shkurt 2025) u shpreh se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, po ashtu as gjatë mandatit të Joe Biden.