4 ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre të rinjtë, përfundon montimi i trarëve të mbikalimit të Shkozës

13 Mars 2023, 16:05| Përditesimi: 13 Mars 2023, 16:11

  • Share

Katër ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në mbikalimin e TEG-ut, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë montimin e trarëve të këtij mbikalimi në zonën e Shkozës.

Qarkullimi i është rikthyer normalitetit në të dyja senset e lëvizjes.

“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”- thuhet në njoftimin e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Klevis Ruçaj dhe dy pasagjeret Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj ndodhi mbrëmjen e 9 marsit rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga ana tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?