4 ‘dukuri’ shqiptare nga “Kcimi i Tropojës” tek “Eposi i Kreshnikëve me lahutë”, në garë për në UNESCO

6 Gusht 2020, 16:16| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 16:28

  • Share

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka nisur punën seriozisht për plotësimin e dosjeve për katër “dukurive” shqiptare, të cilat i konsideron të denja për të qenë pjesë e listës së “Kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”. Vet ministrja e kulturës Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se:  

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale ka miratuar katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe bëhet fjalë për: “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” ;“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” ;“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj,“Kcimi i Logut” ;“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

Ky aplikim vjen pas shumë diskutimeve, që janë bërë pas anëtarësimit të Lahutës, gusulës serbe gjatë vitit 2018 në UNESCO.

Aktualisht specialistët përkatës të secilës dosje po punojnë për plotësimin e tyre, në mënyrë që deri në muajin mars të 2021-it të bëjnë dorëzimin në kohë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?