4 familje bien pre e vjedhjeve në Lezhë, hajdutët u presin kokën bagëtive dhe i marrin

31 Mars 2022, 10:58| Përditesimi: 31 Mars 2022, 19:14

  • Share

LEZHË- Katër familje kanë rënë pre e vjedhjeve gjatë natës në fshatin Torovicë të Lezhës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në stallat e fshatareve, duke ju prere kokat bagëtive.

“Kur kam shkuar, kam gjetur vendin me gjak. Dy krerët e bagëtive, një 100 kg dhe tjetri 40 kg. Të dy m’i kanë marrë. Ne me këto të ardhura jetojmë. Një të ardhur nuk e kemi, vetëm të burrit tim më 120 mijë lekë të vjetra s’kemi tjetër”, thotë një banore.

“Na kanë marrë lopët, viça, thi” , thotë një banore tjetër.

Banoret janë të bindur se hajdutet mund të jenë banor të zonave përreth që e njohin mire terrenin. Ata i kërkojnë policisë të zbulojë autoret.

 “Rreth orës 01.00-02.00. Janë raste të përsëritura se kanë marrë lopët, thi etj. E kanë marrë dhe karrocën e i kanë prerë. Policia s’ka vëzhguar asnjëherë dhe është krejt e mundshme të gjenden autorët. Ne me lopët dhe pulat jetojmë s’kemi tjetër”, u shpreh banorja.

Menjëherë pas sinjalizimit policia mbërriti në Torovicë dhe tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?