VIDEO/Ndodh mrekullia! 4 fëmijë i mbijetojnë aksidentit ajror dhe gjenden të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane

10 Qershor 2023, 07:44| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 16:41

  • Share

Mund të quhet një mrekulli! 4 fëmijë janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj në Guaviare në Kolumbinë jugore.

Siç raportojnë mediat, ata janë 3 vëllezër të moshës nga 11 muaj deri në 13 vjeç dhe motra e tyre të cilët gjatë momentit të rrëzimit të avionit Cessna 206, po udhëtonin me nënën e tyre, një të afërm dhe pilotin.

‘Ne i gjetëm të gjithë të gjallë’,  i tha ushtria qeverisë kombëtare. Katër vëllezërit, nga komuniteti indigjen Huitoto - 13-vjeçari Lesly Mucutuy , 9-vjeçari Soleiny Mucutuy , katër-vjeçari Tien Noriel Ronoque Mucutuy dhe një-vjeçari Cristin Neriman Ranoque Mucutuy, u endën për 40 ditë në xhungël, pas rrëzimit të avionit. Ndërsa të tre të rriturit vdiqën dhe trupat e tyre u gjetën nga ushtria në vendin e rrëzimit të avionit, më 16 maj.

Më shumë se 100 ushtarë dhe dhjetëra eksplorues indigjenë që e njohin zonën morën pjesë në kërkime. Në pyll, forcat e shpëtimit zbuluan gradualisht gjurmët e kalimit të fëmijëve: gjurmët e një kasolle të bërë me gjethe, gjurmët e fundit të këmbëve dhe disa objekte duke përfshirë gërshërë, një palë këpucë e një peshqir. 

Shenjat këto që ndezën shpesën se fëmijët mund të ishin gjallë, saqë qindra pako me ndihma që përmbanin ujë dhe ushqim u hodhën në zonë për të ndihmuar katër vëllezërit e vegjël në luftën e tyre për mbijetesë. 

Dhe në fund u gjetën, në një vend të largët midis departamenteve të Caqueta dhe Guaviare, jo shumë larg vendit ku ishte rrëzuar avioni. Ata janë mirë, edhe pse dukshëm janë të kequshqyer dhe të dobët.

"Një gëzim për të gjithë vendin! Katër fëmijët që humbën 40 ditë më parë në xhunglën kolumbiane janë gjallë", ka njoftuar presidenti kolumbian Gustavo Petro në profilin e tij në Twitter, duke konfirmuar lajmin e dhënë në radhë të parë nga media të ndryshme që i janë referuar, si një "mrekulli".

"Po, fëmijët janë gjetur, por më duhet një fluturim ose një helikopter për t'i marrë urgjentisht", tha gjyshi i fëmijëve, Fidencio Valencia .

Nga vendi ku u gjetën fëmijët, ata u dërguan me helikopter në spitalin më të afërt, përpara se të transferoheshin në Bogota.

 

Ora 20:13
Kolumbi/ Si u gjetën të gjallë fëmijët pas një muaji në xhungël, ekipi zbuloi gjurmë të vogla e fruta të kafshuara  

Gjurmë të vogla dhe fruta të egra që dukeshin sikur ishin kafshuar. Këto janë shenjat që u kanë dhënë shpresë shpëtimtarëve të fëmijëve të gjetur në xhunglën e Amazonës në Kolumbi, 40 ditë pas rrëzimit të avionit të vogël me të cilin po udhëtonin.

Në fillim kërkuesit gjetën një palë gërshërë ngjyrë vjollce dhe një llastik flokësh, raporton BBC duke publikuar fotot. Në një pikë tjetër, megjithatë, u gjet një copë metali që dukej se ishte pjesë e një telefoni. Megjithatë, ishin mbetjet e frutave që sugjeruan se fëmijët mund të ishin ende gjallë. 

Anëtarët e grupit indigjen Huitoto shpresonin që njohuria e vëllezërve për frutat e egra t'u jepte atyre një shans më të mirë për të mbijetuar.

4 fëmijë u gjetën të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj në Guaviare në Kolumbinë jugore.

Siç raportojnë mediat, ata janë 3 vëllezër të moshës nga 11 muaj deri në 13 vjeç dhe motra e tyre të cilët gjatë momentit të rrëzimit të avionit Cessna 206, po udhëtonin me nënën e tyre, një të afërm dhe pilotin.

Ora 16:45
Mbijetuan për 40 ditë në xhunglën e Kolumbisë, ja sesi ia dolën 4 fëmijët

Detaje të reja janë zbuluar nga ‘mrekullia’ e ndodhur në një xhungël të Kolumbisë ku u gjetën shëndoshë e mirë katër fëmijët të cilët i kishin shpëtuar një aksidenti ajror dhe kishin mbijetuar për 40 ditë me rradhë.

Sa i takon pikëpyetjeve të ngritura mbi mënyrën sesi në moshë aq të vogël fëmijët kanë mbijetuar për 40 ditë, udhëheqësi i një fisi indigjen tha se ata janë rriur nga gjyshja e tyre që e njihte mirë zonën. Ndërsa motra e madhe Lesly, 13 vjeç është kujdesur për vëllezërit e saj duke u dhënë të hanin çdo frut që shihnin në xhungël. Kjo teori është konfirmuar nga gjetjet e frutave të kafshuara përgjatë rrugës. Kjo ka bërë që të miturit të mbijetojnë për një kohë kaq të gjatë.

Ora 14:06
U gjetën të gjallë pas 40 ditësh në mes të xhunglës kolumbiane, momenti kur 4 fëmijët që i shpëtuan aksidentit ajror nxirren nga pylli e dërgohen në spital

 

Një histori e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Kolumbi. 4 fëmijë kanë mbijetuar pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj dhe janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane.

Katër fëmijët e grupit etnik Huitoto, të cilët prej më shumë se një muaj u endën në xhungël, mbërritën sot me aeroplan në Bogota.

Ata udhëtuan nga San Joseé del Guaviare për në kryeqytetin Bogota me avion ushtarak, së bashku me babanë e tyre, njërin nga gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Në bazën ajrore, raporton gazeta El Tiempo, i prisnin katër autoambulanca, në të cilat u transferuan në spitalin ushtarak në Bogota ku do të kryejnë kontrollet mjekësore.

Përmes Twitter-it, Ministria e Mbrojtjes kolumbiane nënvizoi se pjesa më e vështirë e operacionit të shpëtimit të kryer pasditen e djeshme ishte ajo e sjelljes së katër fëmijëve nga pylli i dendur i Guaviare në të cilin u gjetën, në një helikopter, i cili ndodhet mbi 60 metra lartësi pasi nuk mund të ulej për shkak të pemëve.

Forcat speciale të ushtrisë shihen në video duke marrë katër fëmijët në krahë dhe me ndihmën e një kablloje metalike të lidhur me një çikrik të drejtuar nga avioni, i kanë marrë në bord.

Sipas ministrisë misioni është kryer me sukses dhe fëmijët janë dërguar tashmë në spital. Në foto, të rinjtë nga komunitetit Huitoto duken në gjendje shëndetësore të dobët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 11/06/2023 09:41

    Me siguri jane femije qe nuk kalojne shume kohe ne smartphone apo PlayStation.

    Përgjigju
  • Scutari: 10/06/2023 14:44

    Zoti është i madh!!

    Përgjigju
    • Lala: 10/06/2023 16:54

      Por me shum SE AI motra e tyre QE u kujdes per to DHE i ushqeu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?