4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

4 Nëntor 2020, 16:19| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:50

  • Share

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon mbarë bota, përmes prodhimeve më të mira filmike europiane shfaqet dhe zbulohet qëllimi i kinematografisë, për të qenë një busull i domosdoshëm, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Nën këtë moto organizatorët  festivalit të filmit europian në Leçe kanë përzgjedh për të shfaq për publikun në këtë edicion të 21-të, edhe katër filma bashkëkohorë shqiptarë.

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, "Dita zë fill" i Gentian Koçit dhe "Portreti i pambaruar i Klara Belinit" i Namik Ajazit do të jenë pjesë e seksionit Ballkanik gjatë netëve të këtij festivali. Ndërsa, “Derë e hapur” i Florenc Papas, i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR është gjithashtu edhe një ndër pretendentët në garë, për  trofeun si filmi më i mirë evropianë.

Në këtë edicion i 2020-s, i cilësuar si një gëzim i shtyrë nga pranvera në vjeshtë, përkatësisht në datat 31 deri në 7 nëntor për shkak të emergjencës së covid 19 do të konkurrojnë dymbëdhjetë filma evropianë për trofeun e festivalit.

Sikundër çdo vit, në qendër të festivalit është një nga mjeshtrat e mëdhenj të kinemasë europiane, kësaj here homazhet janë për regjisorin francez Oliver Assayas. Ndërsa, 30 vjet pas vdekjes do të kujtohet edhe Aldo Fabrizi, protagonist i neorealizmit dhe i komedisë italiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?