Foto ilustruese

4 gjëra të cilat duhet t'i hiqni qafe para fillimit të vitit të ri

28 Dhjetor 2022, 17:34| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 18:22

  • Share

TIRANË-Të gjithë ne, pak para ndryshimit të viteve, bëjmë një bilanc të vitit të kaluar dhe e heqim qafe atë, në mënyrë që viti i ri të na gjejë të përtërirë dhe pa ngarkesa e mendime të panevojshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me shtëpinë tonë dhe të largojmë të gjithë gjërat që e "ngarkojnë", pasi ndikojnë në psikologjinë tonë.

Organizatorja profesioniste Marilena Patera, përmes llogarisë së saj në Instagram (@thetidyguru), na jep disa këshilla të dobishme për të hequr qafe sendet që ndodhen në shtëpinë tonë, por që nuk janë më të dobishme dhe thjesht zënë vend dhe pluhur.

Rroba e papërdorura në vitin e kaluar
12 muaj është një kohë e arsyeshme për të përcaktuar nëse duhet të veshësh apo jo diçka. Nëse nuk e keni bërë të gjithë vitin e kaluar, atëherë do duhet të ndaheni prej tyre.

Varëse rrobash teli
Sado pak hapësirë ​​që zënë, ato nuk janë aspak funksionale dhe mund të dëmtojnë lehtësisht si veshjen ashtu edhe garderobën.

Qeset plastike
Si për të mirën e mjedisit ashtu edhe për ushqimin që blejmë, preferohet të zgjedhim për blerjet tona çanta prej pëlhure apo të ripërdorshme. Qeset plastike jo vetëm që kontribuojnë në shkatërrimin e mjedisit, por edhe me mikrogrimcat që përmbajnë, ato mund të ndryshojnë shijen ose aromën e ushqimit.

Peshqirë të fortë
Zakonisht, ato shoqërohen edhe me një erë të keqe, pasi ruajnë lagështinë dhe aromat. Statistikat duan që peshqirët të rinovohen çdo pesë vjet. Kur ishte hera e fundit që rinovuat peshqirët tuaj?

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?