Si u gjet qesja e zezë me 4 granata dhe 2 kapsolla detonatore në parkingun e një lokali në Tiranë, ende mister personat që e braktisën

11 Tetor 2022, 11:54| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:19

  • Share

Pastrimi i parkingut do të ishte i zakonshëm si i çdo dite tjetër për sanitaren e një lokali në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Por, e njëjta gjë nuk ndodhi gjate mesditës së të hënës së 10 tetorit. Gruaja, në afërsi të disa makinave të parkuara gjeti një send të zi në tokë, i cili dukej se kishte të mbështjellura disa objekte në brendësi. E shkujdesur e hapi për të kontrolluar, edhe pse dyshoi se ishin mbeturina për t’i hedhur, të cilat mund t’i kishte lënë ndonjë klient i pa kujdesshëm. Pasi hapi qesen e zezë vuri re se në të gjendeshin granata. Në panik, gruaja njoftoi pjesën tjetër të stafit të lokali, të cilët vunë në dijeni edhe pronaren. Brenda pak minutave mbërriti policia, e cila qetësoi pronarët pasi nuk kishte asnjë rrezik të shpërthenin. 

Brenda qeses së zezë të mbeturinave u gjetën katër granata dhe dy kapsollë detonatorë, të cilët nuk ishin aktivizuar për të shpërthyer. Dyshimet e para të policisë janë për një tentativë të poseduesve të këtyre armatimeve për t’i hequr qafe. Pranë lokalit, i cili është një ndër më të frekuentuarit në zonë ka lëvizje të herë pas hershme të patrullave të policisë, prania e të cilave mund të ketë ushtruar presion tek autorët për një kontroll të mundshëm, çfarë i ka detyruar ata t’i lënë në parking të lokalit.

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka mundur ende të identifikoj personat që lanë qesen me granata. Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së lokalit nuk kishin fushëpamje deri në vendin ku u gjet qesja. Blutë janë duke kqyrur edhe kamera të tjera të biznesit, për të parë nëse ndonjë person me precedent apo i skeduar, të ketë kaluar përreth perimetrit të lokalit, çka do të lehtësoj punën e tyre për të identifikuar autorët. Paraprakisht, policia përjashton mundësinë e një sulmi ndaj lokalit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?