Kronikë

4 hajdutët e tmerrshëm në Fier! Rreth 10 mln lekë të zhvatura nga banesat, aksioni i rrezikshëm për t'i kapur (VIDEO)

31 Janar 2020, 10:34| Përditesimi: 31 Janar 2020, 10:50

  • Share

TIRANE - Bashkëpunimi i policisë me qytetarët që kanë raportuar rastet, bëri të mundur arrestimin e 4 anëtarëve të një grupi të rrezikshëm që kryente vjedhje në banesa, me precedentë të mëparshëm në këtë veprimtari. Ata u kapën në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran të Fierit. Kur kanë parë policinë, kanë vjedhur një automjet në banesë dhe kanë tentuar të largohen. Por gjatë ndjekjes, ata goditën me makinë një 36-vjeçar, të rastësishëm që i bëri shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur duke e lënë të plagosur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.

Të rinjve u mjaftonte vetëm një çantë me pajisjes e "punës": kaçavida, darë prerës, çelësa të ndryshëm. Me to futeshin me forcë në banesa dhe kryenin vjedhjet. Policia thotë se veç mjeteve që përdornin hajdutët, sekuestroi edhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme dhe një automjet, i cili gjithashtu përdorej nga këta persona për të kryer vjedhjet.

Të arrestuarit janë tre me banim në Vlorë dhe një nga Fieri. Ndërsa njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nga policia, pikërisht për vjedhje.

Nga hetimet e kryera, policia thotë se ka arritur të zbardhë dhe dokumentojë vjedhjet e ndodhura nga ky grup në qytetin e Fierit.

Policia thotë se nga hetimet e kryera janë dokumentuar edhe vjedhje të tjera të kryera prej tyre ku kanë vjedhur rreth 10 milionë lekë.

Policia thotë se "materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe "Vjedhja me dhunë"".

Te arrestuarit

A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje dhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja".

E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Vjedhjet e dokumentuara

Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.

Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të kryera nga këta shtetas.

1580463194_shetitesitfier.jpg

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjorm: 31/01/2020 19:37

    Vlonjatë njerese te liqe

    Përgjigju
  • Lol: 31/01/2020 16:58

    Nuk e kuptoj pse vrapojn per tu fut mren ke hyrja

    Përgjigju
    • Gjorm: 31/01/2020 19:38

      Sepse je injorante prandaje s kupton.

  • Vlore: 31/01/2020 13:12

    Bajga fierake efgjite!

    Përgjigju
    • fieraku: 31/01/2020 15:19

      vlora kta cunat qe u kapen hajdutet vidhnin ne fier po motrat i kishin vlonjate shikoji vendlindjet..edhe kushurirat...te pershendesim nga fieri se jeni fis i bukur andej ju

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?