4 heroina të artit botëror në Teatrin e Operas dhe Baletit për fuqinë e gruas

26 Qershor, 21:26| Përditesimi: 26 Qershor, 21:31

  • Share

Ana Karenina, Zhuljeta, Violeta dhe Carmen, 4 heroina të artit dhe letërsisë botërore për tragjedinë, dashurinë dhe madhështinë e fuqisë së gruas erdhën në një shfaqej të vetme ‘Fatalita’ në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Premiera nën koreografinë e italianit Toni Candeloro dhe interpretimin e Enada Hoxhës, përcolli përmes baletit dhe gjuhës së trupit mesazhe sensibilizuese si jehonë të asaj që sot përjetojnë gratë dhe vajzat, mbi dramën e gruas në shoqëri.

Baleti “Fatalita” vjen si një ndërthurje mes skenografisë, ndriçimit, kostumografisë dhe lëvizjeve të baletit edhe sonte në TKOB. 


 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?