Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë të Gjirokastrës. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermierë dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me COVID.
Ndërkaq edhe në Universitetin "Eqrem Çabej" janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton i prekur me COVID si dhe një zyrë në Këshillin e Qarkut. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri ka apeluar që të gjithë të jenë të kujdesshëm me kontaktet dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat kundër COVID.
Njëkohësisht Sinojmeri thekson se dy qendrat shëndetësore në Libohovë do të funksionojnë të kufizuara.